Advertisements

Qemajl Mustafa :Sqarim për anëtarësinë e PDK-së në Gjilan

Unë jam këtu dhe fjalën e dhënë publikisht, nuk e kam shkelë dhe nuk do ta shkeli kurrë! Të nderuar anëtarë të degës së PDK nē Gjilan, Pas mbajtjes se shumicës së kuvendeve të nëndegëve, pra, pas zgjedhjes se kryetareve, kryesive dhe delegatëve për kuvendin e degës, individë e grupe të caktuara në degë janë lëshuar në “gjah” për kapjen e delegatëve dhe manipulimin e tyre shpesh per nevoja vetëm personale dhe të këtyre grupeve.

Në këtë luftë të paparë (dhe plotësisht jo parimore) për të fituar sa më shumë përkrahje dhe pastaj sa më shumë hapsirë në forumet e degës, po perdoren edhe mjete të palejueshme siç është diskreditimi i tjetrit ose lansimi i dezinformimeve, nga më të ndryshmet. Njëra nga dezinformatat që e degjova dje ishte se u thuhet delegatëve dhe anëtarësisë kinse Qemajl Mustafa po tërhiqet nga gara. Këto metoda të hutimit e të shantazhimit i prodhojnë dhe i përdorin vetëm mendjet dhe qarqet e mykura, ata që na e shitën tepër shtrenjtë dhe për shumë vite “atdhetarinë” e tyre goxha të lodhur e tashmë u pa, edhe gllabëruese. Kjo eshte sa e pabesueshme per delegatet qe e njohin rendesine e misionit te tyre, aq me shume eshte qesharake.

Ata aktiviste qe me njohin mire (dhe shumica absolute me njohin mire), e dijne qe une nuk ju hy garave asnjehere vetem per sy e faqe dhe vetem sa per pjesemarrje. Une dhe perkrahesit e mi te shumte, jemi njerez serioze ne kete proces dhe kete pune e kemi nise me nje te vetmin qellim: nxjerrjen e deges nga balta, ne te cilen e kane fute pikerisht ky soj i njerezve plangprishes, te cilet manipuluan per kohe te gjate e sot pa pike turpi vazhdojne ta bejne po te njejten gje. Por, ky soj i njerezve (qe me se paku i duhet dhe me se paku i sherben PDK-se) e ka harruar qe konteksti kohor dhe kerkesat e anetaresise jane dy faktoret qe nuk e lejojne plasimin e rrenave dhe te falsitetit te tyre.

Meritokracite boshe tani e tutje nuk do t’ju bejne pune ketyre njerezve. Çka ishte boll, boll ishte!. Eshte teprue!. Dega ne Gjilan, me kete proces zgjedhor ka me e mare te mbaren sepse anetaresia e saj, simpatozantet e PDK dhe çka eshte edhe me madheshtore, qytetaria e Gjilanit, kete po e kerkon dhe ndryshe as nuk do te lejoje. Ketij soji te njerezve nuk u ka mbete rruge tjeter pos “t’i bien murit me koke” ose te vetedijesohen me ne fund, ti marin detyrat seriozisht dhe te pajtohen vetem me hisen qe ju takon si kundervlere e punes dhe e dijes se tyre e jo e historive te gjysherve, vellezerve, axhallareve, te kusherinjve e fisit tjeter.

Qellim im i pare dhe i fundit por edhe i te gjithe perkrahesve te mi ne kete proces zgjedhor (e qe e kemi deshmue ne praktike gjate viteve te udheheqjes me degen dhe me komunen) eshte spikatja e kualitetit ne kete dege, strukturimi i mire dhe i qendrueshem politik e profesional i saj dhe shtrirja e saj deri ne secilen familje, ne secilin biznes e ne secilin cep te komunes tone. Fitoret ndryshe nuk bëhen. Fitoret i bëjnë vetëm njerëzit punëtorë, njerëzit e urtë, njerëzit solidarë, njerëzit me autoritet dhe me kredo të lartë njerëzore, politike e profesionale. Para së gjithash, fitoret i bëjnë njerëzit që në shpirtin dhe në mendjet e tyre e kanë qëllimin fisnik të përparimit të popullit të vet. Këta njerëz e kanë përherë guximin me e bë rrugën e vështirë deri në cak.

E kam fatin e mirë që jam i rrethuar me qindra e mijëra aktivistë të tillë e votues të devotshëm të PDK të cilët nuk bijnë pre e manipulantëve dhe e përfituesve në kurrizin e tjetrit. Janë këta mijëra votues e aktivistë që i besojnē projektit të liderit konsistent z. Kadri Veselit të pagëzuar me emërtimin #DekadaeRe. Janē njerëz që u besojnë ideve dhe energjive të reja për shtetin e Kosovës. Dega tashmë po e sheh dhe po e prekë fitoren e saj të pritur aq gjatë e ata pakë individë e familje që kanë me i humbë privilegjet e pamerituara, fitoren e saj mund ta përjetojnë edhe si humbje të tyre. Është përceptim plotësisht i gabuar por është e drejtë e tyre që të rreshtohen me pakicën poashtu!

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close