Advertisements

Reagim i LVV në Gjilan ,lidhur me dorëheqjen e a anëtarit të Kuvendit të komunës Xhelal Hajrullahu

Lajmi i cili së fundmi ka qarkulluar nëpër media lidhur me dorëheqjen e a anëtarit të Kuvendit të komunës të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Xhelal Hajrullahu, ka qenë i befasishëm për kryesinë e Qendrës në Gjilan njëjtë sikurse edhe për qytetarët. “I befasishëm” në kuptimin që Qendra në Gjilan nuk ka qenë asnjëherë e njoftuar për asnjë nga pakënaqësitë e zotëri Hajrullahut, por jo “i papritur”, kur e kemi parasysh që zotëri Hajrullahu ka mbi 1 vit që nuk merr pjesë as në takime e as në mbledhje të strukturës së Lëvizjes.
Megjithatë, ne konsiderojmë që personat që dorëhiqen nga Lëvizja, e bëjnë këtë sepse e kanë të vështirë të angazhohen për të mirën kolektive dhe nuk po mund ta përballojnë as aktivitetin dhe as përgjegjësit (të cilat zotëria i konsideron privilegje), as konkurrencën e shëndoshë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa më tepër duan të përfitojnë individualisht për çështje të caktuara. Zotëri Hajrullahu këtë “ akt “ por edhe vërejtjet ka mund t’i bëjë edhe në Këshillin e Qendrës,  i cili u mbajt 2 javë më parë, por këtë nuk e ka bërë. Por ka zgjedhur modelin e dorëheqjeve të njohura, por të harrura nga facebook-u.
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarët e pikave në Gjilan, konsiderojnë se dorëheqja e Hajrullahut ka ardhur pasi ky i fundit e ka parë, që nuk përkon me interesat parimore dhe konceptuale të Lëvizjes Vetëvendosje! Prandaj, ne kërkojmë nga ai që ta dorëzojë edhe mandatin e anëtarit të kuvendit komunal, të cilin e ka fituar me votat e Vetëvendosjes. Nëse ai nuk e bënë këtë, atëherë e konfirmon faktin se dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i përfitimeve të tij personale, ngase vota i është dhënë si përfaqësim në vetëvendosje e jo as si i pavarur dhe sa si pjesëtar i ndonjë partie tjetër.
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close