Advertisements

Rritet për 2.2 përqind niveli i çmimeve të konsumit në ekonominë e Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar niveli i çmimeve të konsumit në ekonominë e vendit është rritur për 2.2 përqind në TM4 2018, pas rritjes më të ngadalshme me të cilën u karakterizuan në tremujorët paraprak.

“Vlerësimet për një rritje më të lartë tremujore mbështeten, përveç në rritjen e kërkesës së brendshme, edhe në ngadalësimin e rritjes së deficitit në komponentën e neto eksporteve si rezultat i rritjes më lartë të eksporteve dhe ngadalësimit të rritjes së importeve”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së, inflacioni bazë (që përjashton ushqimin, energjinë, pijet alkoolike dhe duhanin), rezultoi të jetë

për 1.4 pikë përqindje më i ulët në vetëm 0.8 përqind në TM4 2018, kryesisht si rezultat i rënies së çmimit të energjisë.

“Sektori fiskal deri në nëntor 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 përqind përkatësisht 13.0 përqind. Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 përqind e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close