Advertisements

Ruairi O’Connell thotë se i vjen keq kur e dëgjon Vetëvendosjen duke folur për idenë e Shqipërisë së madhe…

Kështu është deklaruara Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,Ruairi O’Connell duke shtuar : “e nuk i trajton çështjet e qytetarëve në Kosovë, të cilat po u mbeten diplomatave, mediave dhe shoqërisë civile për t’u kujdesur.”

 “Më vjen keq kur e dëgjoj opozitën, rastin e Vetëvendosjes, të hap një zyre në Tiranë për të promovuar idenë e një Shqipërie të madhe që është shumë e rrezikshme e duke mos i trajtuar çështjet e qytetarëve të Kosovës dhe të na lënë neve diplomatëve të kujdesemi për këto sene. Kjo është një strategji që nuk mund të ketë sukses afatgjatë dhe do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën”, tha O’Connell në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, i cili transmetohet në RTK.

O’Connell e ka kuptuar edhe praktikën e politikanëve në Kosovë, të cilët po bëjnë gjeste patriotike për t’u shfajësuar për skandalet që ndodhin në Kosovë.

“Nëse korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar, gabimet, të gjitha shfajësohen nëse dikush bën një gjest patriotik, politikanët kanë me vazhdu me bo gjeste patriotike dhe s’ka me pas përmirësim në qeverisje”, ka deklaruar ambasadori britanik O’Connell.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close