Advertisements

Sa do t’i kushtojë Kosovës regjistrimi i popullsisë?

Kosova po bën plan që në vitin 2021, të bëj regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi, tha se regjistrimi i popullsisë është shumë me rëndësi për Kosovën, por edhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën.

“Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të ketë shumë rëndësi në vendimmarrje. Nëse një investitor është i interesuar të investojë ai do të ketë të dhënat e ASK-së, nga regjistrimi”, tha ajo sot në “Studio e Hapur”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas saj përgatitet për regjistrimet bëhen 3 apo 4 vite dhe në çdo një dekadë. “Disa vende kanë vendosur të bëj regjistrimin në vitin 2020, ndërsa Kosova në vitin 2021”, tha ajo.

Qeriqi, bëri me dije se Kosova, përkatësisht ASK-ja ,ka filluar përgatitjet për regjistrimit të popullsisë. “Në vitin 2018 kemi filluar aktivitet, ku kemi bërë një “roadmap. Kemi krijuar grupe punuese etj”, tha ajo.

Sipas saj 12 milionë e 700 mijë euro i nevojiten Kosovës për ta regjistruar popullsinë në vitin 2021.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close