Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

SBASHK-u pjesë e demonstratës më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.

Konfederata e Sindikatave Evropiane dhe Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) organizojnë një demonstratë më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.

Në këtë demonstratë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut, të cilët thonë se do t’i bashkohen zërit të kolegëve të tyre nga e tërë Evropa për autonomi shumë më të madhe profesionale, mbështetje dhe rritje të investimeve në arsim.

“Kjo demonstratë do të jetë nisje e aktiviteteve që do të zhvillohen pastaj nga sindikatat anëtare në shtetet e tyre për të sensibilizuar opinionin e për të ndikuar te qeveritë dhe institucionet tjera krijimin e kushteve për edukimin sa më cilësor për të gjithë, për rritjen e buxhetit për arsim dhe për forcimin e dialogut social”, thonë nga SBASHK.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close