Advertisements

Serbët e veriut të Kosovcës pro pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale

Përfaqësuesit e listës Srpska, pas një takimi me presidentin Vuçiq, vendosën të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës. Ata mund të japin sërish dorëheqje një ditë pas zgjedhjeve.

Subjekti politik serb lista Srpska, që e ka mbështetjen e autoriteteve të Beogradit, vendosi që të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës që do të mbahen me 19 maj. Ky vendim i listës Srpska u komunikua pas një takimi që mbi 100 përfaqësues të serbëve të Kosovës zhvilluan në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme me 19 maj, në katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaqviq, Zvecan dhe Zubin Potok, pas dorëheqjes së katër kryetarëve serb të këtyre komunave në fund të vitit të shkuar.

“Vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje u mor me qëllim që shqiptarët në veri, të cilët përbëjnë vetëm 0.1 për qind, të mos e marrin kontrollin ndaj katër komunave. Nuk do t’i lejojmë as Prishtinës e as kujtdo nga bashkësia ndërkombëtare që në ato funksione të sjellin shqiptarë e as marioneta serbe, të cilët do të punojnë siç u thonë ata”, tha kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, që shoqërohej në takim me Vuçiqin në Beograd së bashku me deputetët e listës Srpska dhe dhjetra përfaqësues lokal dhe në nivel qendrorë të serbëve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, nga ana e tij tha se vendimi rreth pjesëmarrjes në zgjedhje në veri u takon përfaqësuesve serbë të Kosovës, mirëpo, nuk hezitoi ta përmendë faktin që vetëm një ditë pas zgjedhjeve lokale në veri, ata sërish mund të japin dorëheqje.

“Kuptimi i gjithë asaj që shqiptarët në Kosovë bëjnë është që serbëve t’u merret e drejta për të menduar lirshëm por edhe të përmendin shtetin e tyre, Serbinë. Ky është kuptimi i çdo gjëje. Andaj po bëhet kjo fushatë kundër Listës Serbe dhe për këtë u shpallën zgjedhjet lokale në veri”, citojnë mediet në Serbi Aleksandër Vuçiqin. Ai ka shtuar se “serbët në Kosovë nuk duhet të lejojnë që pakica shqiptare në veri të votojë përfaqësuesit e tyre”.

“Përfaqësuesit serbë të Kosovës vendosin për të dalë në zgjedhje, ndërsa, unë personalisht më shumë do të doja që serbët në veri të marrin pjesë në zgjedhje. Kur të fitojnë dhe të tregojnë se sa janë më të fuqishëm se shqiptarët, atëherë pastaj sërish mund të japin dorëheqje”, citojnë mediet Aleksandër Vuçiqin.

Thirrje subjekete politike që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri u ka bërë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatët më të mirë.

“Ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave. Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkaq thotë, se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. Ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zvecan dhe Zubin Potok, që udhëhiqeshin nga lista Srpska, dhanë dorëheqje në fund të nëntorit të vitit të shkuar, në shenjë kundërshtimi dhe proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarfiës shtesë prej 100% për mallrat e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës./DW

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close