Advertisements

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje për të intensifikuar marrëdhëniet kulturore

ATSH/ -Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve dhe të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.

Në përfundim të takimit Ministri në Detyrë Cakaj dhe homologu i tij Dimitrov me dëshirën për të dhënë kontribut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe-kulturore, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Shqipërisë dhe Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve tona e të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës, si dhe të përgatisin e shpërndajnë buletine informative për ngjarjet dhe eventet e organizuara nga Qendrat Kulturore dhe Informative, duke përfshirë përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close