Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Shqipëria do të përshtasë direktivën e Bashkimit Europian për llogaritë bankare

ATSH/- Në vendet e Ballkanit Perëndimor, përqindja e të rriturve me një llogari bankare u rrit nga 55% që ishte në 2011 në 63% në 2017.

Raporti i publikuar së fundi nga Banka Botërore tregon se, vendet e rajonit kanë ende hendeqe me bazë gjinore sa i takon zotërimit të këtyre llogarive.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se Shqipëria do të adoptojë direktivën e Bashkimit Europian, që iu mundëson të gjithë shtetasve në moshë madhore një llogari bankare pa kosto ose me kosto simbolike, me qëllim rritjen e numrit llogarive bankare në vendin tonë.

BSH informon se, brenda vitit 2020 do të punohet për hartimin e një ligji ku të adoptohet direktiva komunitare mbi llogaritë e pagesave, që do t’i ofrojë çdo personi të drejtën për një llogari bankare bazike. Banka e Shqipërisë vlerëson se sot vetëm 40% e shqiptarëve të rritur kanë një llogari bankare, ndërsa synon që në tre vitet e ardhshme ky tregues të arrijë në 70%.

Ndërkohë, këtë vit Kuvendit do t’i paraqitet për miratim edhe projektligji për sistemet e pagesave, ku veç të tjerash reflektohet edhe direktiva më e re e Bashkimit Europian, PSD. Adoptimi i kësaj direktive në ligjin e ri do të nxisë rritje të konkurrencës në tregun e pagesave, duke i dhënë më shumë akses edhe institucioneve jo banka. Kjo pritet të ulë kostot dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve të pagesave për shqiptarët.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close