Advertisements

SHQIPËRIA – KJO PERANDORI E VOGËL

NGA :Besim Cengu

…Dersa t’mundem me ligjrue,
E sa gjallë me frymë unë jam.
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmendë kam…

Atdheu – Gjergj Fishta

Në fillimin e viteve 60, Kompozitori i madh Pjetër Gaci, me disa miq të tij, organizoi një “guide” nëpër Shqipëri. Shkelin e shohin shumë vende e zona të mahnitshme, male, fusha, pyje, përroje, det, borë, lule shumëngjyrëshe, zogj këngëtarë, e, në Kaçinar, ngjitet në një shkëmb nga ku shihet e gjithë hapësira pa kufinj…

Çfarë frymëmarrje me dimensione të pamata! Syri nuk ndesh në kufizime…
I ngarkuar me dashuri Shqipërie nga ky udhëtim frymëzues dhe entuziast i paharruar, ashtu sikurse ngarkohet bleta me pjalm luleje, u ngarkua edhe kompozitori i madh me pjalm atdhetarie. Dhe kthehet e i thotë i entuziazmuar gruas së tij të mrekullueshme ruse, Tamarës:
– A e shikon, e dashur! Shqipëria s’është e vogël, ajo është një perandori simpatike që s’i mungon asgjë.

Me t’u kthyer me padurimin e një artisti me talent të madh, mbyllet në dhomë duke i thënë të shoqes plot drithërimë emocionale:
– Tamara, ma hap kapakun e pianos, të lutem, dua të derdh të gjithë mbresat e mia. Dua të derdh në pentagram të gjithë dashurinë për Shqipërinë e dashur, këtë perandori të vërtetë… Dhe u fut në dhomën e tij.
Askush nuk e shqetësoi, nuk i trokiti në derë.
Pas katër orësh doli duke e i tha gruas:
– E shkrova! E hodha në tinguj gjithë frymëzimin e përjetimin tim. Hodha në pentagram një këngë mbushur plot dashuri Shqipërie! Kjo këngë do të jetojë gjatë, shumë gjatë.
Kështu kishte lindur kënga “Për ty Atdhe”, sinteza e dashurisë për Atdheun, Shqipërinë tonë të dashur.
Edhe sot është e tillë! E fuqishme, e stuhishme, me aftësi magjike “pushtuese”… e përjetshme kjo vepër artistike monumentale e muzikantit të madh, Çajkovskit shqiptar.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close