Advertisements

Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në 10 vitet e fundit

ATSH/- “Viti që lamë pas u shoqërua nga një bilanc mjaft pozitiv të treguesve makroekonomikë. Rritja ekonomike në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit në kuotën e mbi 4 % ka qenë një rritje cilësore, me ndikim të drejtëpërdrejtë në punësim. Norma e papunësisë shënoi nivelin më të ulët të viteve të fundit duke arritur parametrin e 12.4% dhe vazhdon të ketë një ritëm ulës”, deklaroi sot ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj

Gjatë fjalës në Kuvend, Denaj tha se vetë Raporti i Bankës Botërore për trendin e punësimit në Ballkanin Perëndimor konfirmon edhe njëherë këtë tregues.

Nga ana tjetër, vijoi ministrja, është arritur angazhimi ynë për të kontrolluar normën e borxhit publik dhe detyrimet e prapambetura, madje duke ulur borxhin në masën 67.2%.

Ministrja theksoi se viti i kaluar tregoi që niveli i investimeve të huaja tregoi rritje duke arritur në nivelin e mbi 1 miliard euro, ose thënë ndryshe një rritje prej 14 % krahasuar me një vit më parë.

Por, sipas saj, ruajtja e qëndrueshmërisë dhe zhvillimi i mëtejshëm i ekonomisë së vendit, punësimit dhe rritjes së kapitalit nga investimet e huaja, vihet në dyshim nga kriza artificiale politike e krijuar kohët e fundit nga opozita.

“Fatkeqësisht, jo vetëm qeveria, por dhe të gjithë faktorët dhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare uninamisht deklarojnë se situata politike në vend është e dëmshme për ekonominë e vendit. E këtë e konfirmojnë, duke filluar nga Banka e Shqipërisë e cila konstaton se situata e tensionuar politike në vend është një faktor i cili mund të zhvendosë zhvillimet ekonomike poshtë pritjeve të skenarit bazë, e duke vijuar më tej me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Komisionin Europian, përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, dhe jo më larg se dje vetë Banka Botërore që përmes daljes në një konferencë shtypi deklaron se pasiguria politike e krijuar në vend frenon rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend. Kjo pasiguri, citon raporti, është një mundësi stopimi në klimën e biznesit”, deklaroi Denaj.

Ajo shtoi se “kjo krizë artificiale natyrisht që dëmton proceset demokratike dhe integruese të vendit, sikurse prek çdo shqiptar që ka një biznes, një dyqan sado të vogël apo të mesëm, dhe në këto kushte ka mundësi të konsumojnë më pak. Është pasiguria që ndikon tregjet financiare dhe nevojën e individit për konsum duke ulur normën e shpenzimit”.

Më tej, ministrja evidentoi faktins e “janë operatorët turistikë, nga një familje që menaxhon një bujtinë të vogël e deri tek hotelet me 5 yje, të cilët vetëm për vitin 2018 rritën kapacitetin e tyre duke pritur 6 milion vizitorë brenda vitit 2018. Ne si qeveri kemi mundësuar politikat tona fiskale për t’i lehtësuar bizneset që operojnë në këtë sektor, duke ulur TVSh-në në në masën 6% për Hotelet me 5 yje. Turizmi është sektori që ka ndjeshmërinë më të madhe nga imazhi i vendit.  Ne duhet jemi të vetëdijshëm për dëmin që i shkaktojmë gjithë familjeve shqiptare që mbahen prej kësaj industrie, sikurse të gjithë ekonomisë në tërësi”.

“Kjo vihet re edhe në sektorë të tjerë, duke shtrirë ndikimin që ka kriza politike në nivel makro. Fakt është se në muajin shkurt, treguesit makroekonomikë nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive tona bazë. U vu re një ulje e lehtë e eksporteve dhe mbledhjes së të ardhurave”, deklaroi Denaj.

Në këto kushte, tha ajo, i bëjmë thirrje opozitës të kontribuojë në proceset integruese, demokratike dhe zhvillimore të vendit, duke u reshtur krah interesit të vendit për të ruajtur statusin aktual të zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërinë e proceseve demokratike.

Në përfundim, ministrja nënvizoi se “ne si Qeveri punojmë çdo ditë duke shënjestruar si standard partnerët tanë strategjikë,  direktivat e tyre dhe jemi të angazhuar që të çojmë përpara vullnetin tonë politik për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike, mbështetur dhe zbutur gjithmonë e më shumë klimën për biznesin vendas dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, me synim rritjen e punësimit, uljen e borxhit publik, duke plotësuar kriteret integruese që i duhen vendit për të qenë nesër pjesë e tregut të nesërm europian”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close