Advertisements

SHQIPTARET KREMTOJNE LINDJEN E VATRES

FAIK KONICA

Dielli, 31 mars 1912 —  Sot, të premten, më 31 të marsit 1922, mbushen dhjetë vjet që kur u themelua Federata Panshqiptare e Amerikës, VATRA (The Hearth), Inc. Me këtë rast, Diellin e javës e nxjerrim dy herë më të math se javët e tjera; dhe në vënt që t’a botojmë të shtunën, e botojmë të enjten mbrëma. Të premten, dhe e kremte për Vatranët, shtypëshkronja do të mbyllet dhe zyrat do të mbeten të hapura vetëm për vizitorët.

Themeluesit e Vatres, 1912 Paskal Aleksi, Kristo Floqi, Elias Tromara, Fan Noli, Llambi Cikozi, Koste Kotta, Faik Konica!

Boston 31 mars 1912, — Boston 31 mars 1922; Jam ndodhur këtu edhe në të parën edhe në të dytën nga këto data. Dhe si një nga nunët e Federatës s’onë VATRA, të cilën e kryesoja edhe ahere si sot, më bie shorti të thom ca fjalë për nisjet e kësaj shoqërie me famë: CA FJALE, — se historia e plottë e VATRES është tepër e madhe që të hyjë në garth të ngushtë të një artikulli; e ka vendin e saj në një librë që do t’botojë nonjë ditë Federata mi historin’ e përgjithshme të Shqipëtarëve t’Amerikës, histori që do t’përmbledhë të ngjarat jo vetëm të ç’do Dege po të ç’do shoqërie tjatër këtu, të ç’do grupi, të ç’do kollonie, me business-et e ndryshme, fabrikat ku kanë punuar Shqipëtarë, shkollat ku kanë mësuar, etj…, në një fjalë një histori që do të jetë si pasqyra e jetës që kanë rojtur djemt’ e Shqipërisë më kët’anë të Oqeanit. Trimëria e Shqiptarëve t’Amerikës, të cilët me djersët, krahët, dhe zemrën e tyre, e kanë shpëtuar në disa raste Shqipërinë, meriton pa dyshim nderimin e një historie të veçantë. Po këtu, siç thamë më sipër, do të shkruajmë vetëm një artikull për nisjet e VATRES.

Para se të vij n’Amerikë, kisha rojtur disa vjet n’Ingli dhe atje kisha vënë re anallogjin’ e madhe që kish Irllanda kundrejt Inglisë me Shqipërinë kundrejt Turqisë, — me ndryshimin që Irllandasit, të frymësuar nga një idealismë të pavdekur, po lëftojin qindëra vjet për çlirimin e tyre. Nisa pra të studioj organizatat e këtij populli të çuditshëm, dhe veçan dy: the Gaelic League edhe Sinn Fein, e para për të përhapur kulturën me anë të gjuhës nacionale, e dyta për të ndarë Irllandën nga Inglia. Organizimi dhe kanunëria e VATRES u-inspirua gjer më një pikë nga të dy shoqëritë irishe, dhe përandaj VATRA ka pasur dhe ka në gji të saj dy tendenca që rrjedhin nga inspirata e parë e tyre: tendenca kulturale dhe tendenca politike, nga të cilat e funtmia ka mbretëruar shumë vjet, dhe tani del në shesh edhe e para, e penguar aqë kohë me padrejtësi dhe për dëm të popullit.

Më 9 të Vjeshtës së Mesme 1909, zbrita në Boston nga vapori Ivernia (që është një tjatër emër i Irllandës), edhe mora në dorë redaksin’ e Diellit, të cilin gjer ahere (numur 29) e kish shkruar me talent At Fan S. Noli. Diellin e zotonte dhe e mbante shoqëria Besa-Besën, e cila qendrën e kish në Boston, po anëtarët i kish më të shumët në rrethet: në Natick, në Cochituate, në Brockton, në Framingham, në Marlboro, në Lynn, në Worcester, në Southbridge, etj., dhe ca të pakë anëtarë shumë më lark. Përveç shoqërisë Besa-Besën, kish n’Amerikë edhe disa shoqëri të tjera, ca për interesat e një fshati ose të një qyteti, ca edhe me qëllim të përgjithshëm. Po shoqëria Besa-Besën, si proprietare dhe botonjëse e Diellit, çquante përmi të gjitha dhe kish një rëndësi të veçantë.

Si u-vendosa në Boston dhe u njoha me patriotët që mirjin pjesë në lëvizjen kombëtare, nisa të përhap iden’ e bashkimit të shoqërive; po, ndonëse e pëlqejin të gjithë, asnjë s’dukej gati të bëjë çapin e duhur. Me shoqërin’ e Jamestown-it ish bërë fjalë dhe më parë, po s’kish dalë gjë. Shoqëria korçare Arësimi ish ajo që çfaqte dëshirën më të madhe për një bashkim, dhe pata shumë herë fjalime të pëlqyera për këtë çështje me kryetarin e ahershëm Z. Nik Dishnicë. Po dhe këto fjalime vanë humbur. Dheu nuk ish dhe i gatitur miaft për lulëzimin e mendimit.

Disa javë pas ardhjes s’ime këtu, këshillova të mbahet një mbledhje e shoqërisë Besa-Besën për të biseduar vetëm këtë çështje, edhe atje çfaqa idenë që shkaku i mosbashkimit të shoqërive ish se shoqëritë s’dojin të humbisjin qënien e tyre duke u-çdukur në gji të njërës vetëm, të shoqërisë Besa-Besën; dhe proponova një zgjidhje më të pëlqyer: jo bashkimin, po federimin.

Kjo fjal’ e fundit, federimi, u përdor’ ahere për herën e parë për këtë çështje, — dhe është për çudi kur dëgjon njeriu një pakicë analfabetësh të thonë se iden’ e VATRES e mbollnë nj’a dy njerës të cilët ose s’kishin ardhur edhe n’Amerikë, ose rojin jashtë lëvizjes dhe lark qendrave shqipëtare. Po një nga karakteristikat e barbarëve, që është dhe e foshnjave, është moskuptimi i mësimeve që rrjedhin nga kronologjia, nga datat.

Ja për kujtim historie raporti i shkurtër i botuar te Dielli No. 44, më 28 të Jenarit 1910 (faqe 3, shtyllë 5):

PLEQESIA E BESA-BESES. – “Pleqësia e Besa-Besës mbajti një mbledhje të Dielën e shkuar në zyrë të Diellit. Ishin në mbledhje: Z. Kr. Kirka, kryetari; Z. G. Konda, arkëtar; Z. N. Tromara, sekretar; edhe ZZ. Andrea Kristo, Stavre Mihal, Xheli Sotir, pleq. ZZ. Fani Kosta, nënëkryetar, edhe Maqi Thanas, plak, s’muntnë të vijnë. Në mbledhje muarnë pjesë edhe i Përnd. At Fan S. Noli me drejtorin e Diellit Z. Faik Konitza. U panë hesapet, dhe u bisedua çështja e federimit (lidhjes) së shoqërive kombëtare t’Amerikës. Mbledhja zgjati 3 or’ e gjysmë.”

Kjo mbledhje munt të quhet i pari çap për të themeluar në mes të Shqipëtarëve t’Amerikës një federatë si “Vatra”. Për fat të zi, dolli ca ditë më vonë një pengim i papritur. Mbledhja u mbajt më 28 të Jenarit; më 25 të Shkurtit, Dielli botonte demicjen e Drejtorit. Një mosmarrëveshje me kryesin’ e shoqërisë Besa-Besën shkakëtoj heqjen t’ime. U-vendosa përsëri nga anëtarët si drejtor, dhe vazhdova në këtë ofiq, me Z. Josif Pani si kryetar të Shoqërisë, gjer më 1 të korrikut 1910. Ahere, gazeta pushoj, dhe u botua tre muaj e gjysmë më vonë përsëri me At Fan S. Nolin si editor dhe me Z. Lambi Çikozin si Manager.

Si hyri ajo grindje në mes, ra edhe idea e themelimit të Federatës; – dhe sado që më vonë lidha përsëri marrëdhëniet personale më të mira me ata nga të cilët isha ndarë nga moskuptime politike dhe jo gjë tjatër, bisedimi i 28 Jenarit 1910 mbeti pa pemë.

Në fund të motit 1911, ndodhesha në Cambridge, Mass.; vija rrallë në Boston, dhe s’piqesha me njeri, as kisha nge të marr pjesë në nonjë bisedim. Diellin, nga i cili kish dalë edhe Fan Noli, nuk e këndoja, nga frika se mos harroja shqipen. Një ditë mora një letrë ku më ftojin në një mbledhje delegatësh, për të themeluar një “Komitet Qendror”. Idea s’m’interesonte as pakë; dhe në mbledhje, e cila u mbajt me 24 të Shën-Endreut në Rathbone Hall, nuk u ndodha, sado që isha emëruar delegat i shoqërisë Skënder-Beu në Gary, Indiana. Si duket, kjo ide e Komitetit Qendror kish qenë biseduar pa reshtur nga shqiptarët; dhe te Dielli No. 126 (30 Vjesht’ e III, 1911) u botua një Kanunore e Komitetit Qendror, të cilën duhet ta këndojë ç’do njeri që do të studiojë historin’ e themelimit të VATRES; do të shihni atje se ay projekt është aqë lark nga organizimi i Federatës s’onë, sa është lark Ballkani nga Irllanda.

Më 11 të Jenarit 1912, Dielli njihte dështimin e Komitetit Qendror dhe na e vente fajin At Fan Nolit edhe mua. Më 18 të Jenarit, Dielli botonte një letrë nga At Fan S. Noli, i cili, duke folur edhe n’emër tim, thosh se ishim gati të piqeshim për të biseduar, po “me konditën që të bëhet një gjë serioze dhe jo për të qeshur.”

Vetë shkova në Boston, u poqa me Z. Lambi Çikozin, manager-in e Diellit, edhe me Z. Kristo Kirka, kryetarin e shoqërisë Arësimi. I gjeta plot me dëshirë për të themeluar një organizatë serioze. U poqa me miq të tjerë, dhe i gjeta gjithë n’atë mendje. Vendosa ahere të trazohem.

Nismë të bëjmë mbledhje të dëndura, dhe në njërën shtrova ndryshimin në mes të një shoqërie qëndrore edhe të një shoqërie federale, me përfundimin që forma e fundit fitoj pëlqimin. Në një tjatër, si pas porosisë që kisha marë nga delegatët, shtrova dy emëra për pëlqim: Parmenda edhe Vatra, i pari me kuptimin ideal të kulturës së mendjes e të shpirtit, i dyti me një kuptim më patriotik. U pëlqye i dyti. Dhe ashtu Federata “Vatra”, me emër dhe me formë, dolli në shesh. Në mbledhje themeltare të Marsit 31, 1912, ndodheshin këta zotërinj, si komision dhe delegatë: At Fan Noli dhe ZZ. Lambi Çikozi, Kristo Kirka, Faik Konitza, Elia Tromara, Kosta Vasil, Dr. Kost Kotta, Kristo Floqi, Paskal Aleksi.

Te Kalendari i bukur i VATRES, 1918 gjenden shumë hollësira për nisjet e VATRES.

Për emërin, formën federale, kanunoren, regulloren, edhe shpiritën e parë të VATRES, jam responsible unë. Po e drejta është që VATRA, të cilën un’ e lashë çilimi shtatë muajsh, u ngjall, u rit, u madhua, u bë një forcë nga Fan Noli dhe Veteranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe n’atë shvillim unë s’kam patur as një pjesë.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close