Advertisements

Shqiptarët nuk janë popull i ardhur, ne jemi në tokat tona

Editor

shkruan Fahri Xharra

“Një shtëpi e ndarë mes vetes, nuk qëndron dot
në këmbë. Një komb i copëtuar nuk mund të jetojë,
ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë”
(Nicola Guy, “Lindja e Shqipërisë”, fq. 294)

Më kujtohet shumë mirë, në vitët e fundit të Aparteidit në shtetin e Afrikës Jugore, të bardhët shkonin aq larg sa që bëheshin edhe qesharakë kur thonin që ata janë vendas në jugun e Afrikës dhe të zinjtëardhacakë. Por pushtuesi nuk gjen mjete për të arsyetuar pushtimin e
vet.
Është për t’u brengosur që serbët edhe pse i morën më shumë se gjysmën e tokave tona (1860, 1878, 1913) gjatë një periudhe shumë të shkurtër historike, “teoritë” e tyre arsyetuese që janë vendas në këto anë, nuk kanë të ndalur gati që 200 vjet. Me tonelata rrenë historike
janë shkruar në librat e tyre dhe me anë të cilave e kishin, bile edhe sot po e “bindin” botën se janë popull autokton dhe se janë të parët në këto toka, së paku pas Diellit dhe Hënës. Duke lozur në teknikën psikologjike:

“Ta them sa s´ma ke thënë“, apo “T´ia them dikujt se shqiptari s`di ta thotë”, ata e vërshuan botën me trillime nga më të ndryshmet e të cilat s´kishin e edhe sot nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.
Studiuesi i shquar i Mesjetës, Alen Dyselje, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”. Por, me të vërtetë kemi heshtur si thotë znj. Mary Wortley: “Besoj se nuk ka asnjë rracë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet”, apo ishte diçka tjetër që nuk na lejonte të themi botërisht të vërtetën tonë?

Nga fundi i shekullit XII, sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që më 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare [17]). Që më 1180, serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin [18]). Më parë nuk kishte asnjë serb në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania ,Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët).

Jovan Cvijiçi në librin e tij “Lëvizjet matanastatike në Gadishullin Ballkanik” ( Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans: avec une carte / Jovan Cvijic,1917) ndër të tjera shkruan: “Në të fundit u formua rrjedha metanastatike e Kosovës e cila ishte më e vjetra në Gadishull. Migrimet në Kosovë filluan nga fundi i shek.16-të dhe nuk ndalën as në ditët tona.”

(Por çka janë rrjedhat, lëvizjet metanastatike? Kur një popull lëviz dhe shpërngulet në një vend tjetër duke iu zënë vendin vendasve e duke i përzënë ata, ajo është lëvizje metanastatike. Dhe sipas serbëve e Cvijiçit, ne erdhëm në Kosovë e iu zumë vendi atyre, e ata paskan pasë ikur.)

“Atë që ne e quajmë rrjedhë metanastatike të Kosovës”, vazhdon Jovan Cvijiç në librin “e përmendur”, përfshin të gjitha migrimet në mes Skutarit (Shkodrës) dhe Kopaonikut, d.m.th. migrimet e popullatës së vjetër serbe që nga Zeta e poshtme, nga Metohija (Dukagjini, fxh), nga rrethinat e Prizrenit dhe nga Kosova. “E kuptuam që këtu paska pasur
vetëm serbë”. Kjo rrjedhë (metanastatike, fxh) shkonte deri në Luginën e lumit Morava që i ndiqte vetëm rrugët transversale, sidomos rrugën e Zetës. Ajo rrjedhë futet në Serbi–pjesën e Moravës, me shumë zgjatje (shumë jaka, fxh) të shtrira në mes të Luginës së Ibrit dhe asaj të Moravës Jugore, sidomos asaj të Plitovicës dhe të Blazhevës në Kopaonik, të Prepolacit dhe të Merdares, të cilat ngërthehen në Luginën e Llabit dhe të Toplicës, jaka e vendit e quajtur Lisica. Emigrantët të një pjese të Metohisë shkojnë në drejtimin e Mokragorës duke u ndalur në vendet e Kolashinit (Ibri i Epërm); një regjion malor i banuar nga një popull
energjik dinarik (serbët, fxh).

Viti 1917, viti i shkrimit të këtij libri, koha në mes Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Konferencës së Paqës në Paris, kohë që duhet të arsyetonte pushtimet serbe të tokave shqiptare dhe dëbimit të tyre (shqiptarëve). E patë nga përshkrimi se si Cvijiçi, në mënyrë indirekte shpjegon shtrirjen e shqiptarëve nëpër Serbinë e sotme.

“Tek Serbët vërejmë një lëvizje të madhe dhe shumë të madhe. Mund të dallojmë migrimet (e serbëve) e mëdha me dhjetëra mijëra emigrantë, si dhe ato migrime të vogla të familjeve. Këto të fundit ishin në vazhdimësi. Zëvendësimi me dhunë i popullatës që ikte (serbëve,
fxh) bëhej me një popullatë të porsaardhurish të një gjuhe tjetër dhe një kombi tjetër (shqiptarët, fxh) (“Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans: avec une carte / Jovan Cvijic, 1917”)

A jemi ne popull metanastatik? Jo. Po serbët janë metanastatikët e vërtetë .

Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë
e tyre përkatëse. Heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej
Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblem tërësisht dodonase; përkrenarja e tij që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër,
në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Orbiter konfirmon gjetje të metanit në Mars (dhe kjo mund të jetë një shenjë e jetës aliene atje)

Çdo herë që NASA bën një njoftim për Marsin, një ushtri e tërë e tifozëve të UFO-ve kërcen me armë dhe supozon se do të jenë qenie të vogla ose në të paktën mikrobe aliene. Por orbiter i Marsit ka […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close