Advertisements

Sot 108 vite me pare Më 6 Prill 1911, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq

Përkujtojmë sot 6 Prillin e vitit 1911, kur, një vit para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq.
Jemi në periudhën e Kryengritjes së Malësisë së Madhe e ngritja e flamurit, për të cilin dhanë jetën malësorët e udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli, dëshmoi qartas pjekurinë e tyre kombëtare dhe synimin e luftës së tyre për një komb e shtet shqiptar të pavarur nga turqit. Luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit.
Për këtë flamur ishin betuar prijësit e 7 bajrakëve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë, por edhe fiset e tjera jashtë Malësisë së Madhe. Për këtë flamur luftuan.
Atë Gjergj Fishta, Dedë Gjo’Luli e Deçiqi
Poeti kombëtar, atë Gjergj Fishta i ka kushtuar Dedë Gjo’ Lulit këngën e 28-të të Lahutës së Malcis. Françeskani i madh e quan trimin e Malësisë “shpatë e gjallë” e “burrë i motit” e duke përshkruar kryengritjen, i kushton një pjesë edhe ngritjes së flamurit në Deçiq. Ja disa vargje marrë nga poema e tij epike:
Kshtu, nji herë mbasì u a dha Zoti
M’ u a shperthye turqve «istiqamin»
Gruda shlligë, e gjarpen Hoti,
Mbí Deçiq t’ kann msý nizamin.
U ká prî Nikë Gjelosh Luli:
Vesh e m’ vesh mustaku I tí:
Qi veç pá t’ a kish’ s’ kundruelli
Se edhè shum do tutë t’ kisht’ shtî

Burra lé per çark t’ «martinës»,
Fjalen fjalë, besen çelikut,
Ballë per ballë e jo mbas shpinës
Msue me I rá në luftë anmikut.
Nikë Gjeloshi m’ nja tue msý,
N’ nja tue u njitë malit perpjeta,
N’ llogor t’ turqvet mbrendë ká kcye,
Si kulshedra bjen nder kneta.
Lum per Tý, o I lumi Zot,
Se ç’ ká krisun m’ at Deçiq,
Idhtë tue u grî turq, Grudë e Hot,
M’ pushkë, m’ singija_ edhè me_ klliç!
Kambë per kambë por me malcorë,
M’ Deçiq rrâ ká ‘i djalë I rí:
Qaj Hilë Mosi, pushken n’ dorë,
N’ parsme flamurin « kuq e zí ».
Se ky Hila, djalë shkodranë,
Per lirí të ksajë Shqypnije:
Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë:
T’ rít e jeten bâ kisht’ flije.
Gjindja ashtû sa i’n tue u coptue,
Tuj u bâ atà paçariz,
Asht turrë djali e t’ ká flakrue,
Porsì gjarpen, mu n’ mjedis;
E tuj i dhânë aj zjarm «alltís»
M’ nji «manov» vjellun nga azija,
Zhvillon flamurin e Shqypnís
E vrret t’ madhe: Rrnoftë Shqypnija!
Qëllimi i malësorëve ishte i qartë, siç e vë në dukje më pas edhe vetë atë Fishta:
N’ sy t’ Europës e t’ marë njerzís,
Me ngrefë flamurin e Shqypnís:
Shqypnín m’ e qitë zojë më veti,
Qi mâ kurr m’ tê me urdhnue Mbreti:
Se lê Pashë e veqilade/
Fatjon Jaha

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close