Advertisements

“The Cape Time”: Flamurin shqiptar pas Skënderbeut e ngriti Dedë Gjo Luli?

Një gazetë e Afrikës së Jugut ka publikuar një raport mbi Shqipërinë duke informuar se flamuri shqiptar është valëvitur për herë të parë pas periudhës së Skënderbeut nga ana e Dedë Gjo Lulit.

Gazeta e Afrikës së Jugut, e quajtur “The Cape Time”, siç shihni faksimilen e saj, ka bërë këtë raportim: “Për herë të parë pas periudhës së Gjergj Kastriotit, në vitin 1911, flamuri shqiptar është valëvitur në malet e Deçiçit në Tuz përgjatë Betejës së Deçiçit”. “Në këtë betejë, shqiptarët udhëhiqeshin nga Dedë Gjo Luli, në luftën kundër otomanëve”, – thuhet në këtë lajm raportues të “The Cape Time” që citon agjencinë e lajmeve Reuter South African Press Agency dhe mban datën 3 prill 1911.

Kjo gazetë, gjendet në një bibliotekë britanike dhe është zbuluar rastësisht nga shkrimtari Adam Robert. Lajmi është shkruar më datë 3 prill 1911 dhe bëhet fjalë për ngritjen e flamurit shqiptar në një betejë, kur akoma Shqipëria nuk e kishte shpallur pavarësimin nga Perandoria Osmane.

Ngritja e flamurit shqiptar duhet të ketë qenë thjesht simbolikë e asaj se përballë otomanëve ishin shqiptarët, pasi ngritja e flamurit, çka dhe shënoi pavarësinë, u krye si akt më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

/P:Fatjon Jaha

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close