Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Tiranë-Partitë opozitare kanë nënshkruar sot një marrëveshje për krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar

ATSH/ – Partitë e koalicionit opozitar kanë nënshkruar sot një marrëveshje për krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me kreune PR, Fatmir Mediu, kreun e PAA , Agron Duka, kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, kreun e PDK, Nard Ndoka.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, përshëndeti nënshkrimin e koalicioni opozitar, i cili sipas tij, bashkon forcat për të mos lejuar zgjedhje farsë e të manipuluara.

“Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral”,  u shpreh Mediu.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se kjo është një betejë kundër Rilindjes për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Është një letër mirëkuptimi politik. Është e larguar nga egoizmat parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes. Kjo është pjesë e betejës politike. Pikat e marrëveshjes janë këmbët që e mbajnë gjallë atë”, u shpreh Shehi.

Kreu i PDK, Ndark Ndoka tha se nënshkrimi i koalicionit opozitar është një hap drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër, për të hapur një axhendë europiane”, u shpreh ai.

Edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur për mediet pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e koalicionit opozitar, ku u shpreh se, ky është hapi i parë dhe i pandalshëm i opozitës, i cili do të synojnë arritjen e thelbit të demokracisë ku qytetarët të zgjedhin lirshëm përmes votës së lirë.

Gjithashtu, ai theksoi se sa më shumë Edi Rama të qëndrojë në pushtet, aq më shumë do të shtohen kostot për familjet e të gjithë shqiptarëve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close