Advertisements

Uashingtoni, Moska dhe Pekini bien dakord për tërheqjen e trupave nga Afganistani

ATSH-AFP/ – SHBA-ja u shpreh të premten se ishte dakord me rivalët e saj rusë dhe kinezë për një pikë kyçe të negociatave të paqes në Afganistan, tërheqjen e trupave të huaj nga vendi.

Zalmay Khalilzad emisari i SHBA-së për Afganistanin u takua me homologët kinezë dhe rusë në Moskë për arritjen e një konsensusi  për përfundimin e kësaj lufte, më e gjata e historisë amerikane.

Në një komunikatë të përbashkët, të nënshkruar nga tre fuqitë e mëdha, shpeshherë në mosmarrëveshje për çështjet e mëdha ndërkombëtare, u bë thirrje për një proces paqeje gjithëpërfshirës dhe të drejtuar nga Afganistani.

”Të treja palët kërkuan një tërheqje të organizuar dhe të përgjegjshme të trupave të huaja nga Afganistani’’, sipas deklaratës së diplomacisë amerikane.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close