Advertisements

Vepra e Gjergj Kastriotit e mbanë gjallë mëmëdhenë tonë

NGA Fatjon Jaha

Historia është mësuese e njerëzimit. Ajo është një pasqyrë e së kaluarës, që përmban mësimet për të ardhmen, mësime për politikën, për shoqërinë dhe për popujt. Duke parë së kjo është e vërteta e historisë, atëherë ne si komb kemi interesin e madh për ta mësuar historinë e vërtetë të kombit tonë dhe të personaliteteve mbikohore që lanë gjurmë në jetën e tyre për lirinë, vlerat dhe identitetin kombëtar europian të tij.

Historia e Arbërisë e këtij kombi të lashtë dhe autokton, e këtij djepi të heroizmit, apo siç do të thoshte Barleti:“selisë fort të bukur të kryetrimave” është fati historik edhe i vetë Europës si familje, pasi aty përfshihet një nga figurat mbrojtëse të këtij kontinenti, të kësaj familje dhe civilizimit të saj, pra heroizmi, gurximi dhe trimëria e Gjergj Kastriotit. Shekujt e shumtë të luftërve kundër pushtuesve dhe rezistenca e madhe dhe heroike e këtij populli për të ruajtur lirinë dhe identitetin e tij ka tërhequr vëmendjen e Europës dhe Botës në përgjithësi. Në kohët e më parshme ashtu si edhe në kohën e lume të Gjergj Kastriotit arbëria cilësohej si tokë e trimave, tokë e lirisë dhe e barazisë. Vetë Principatat e Arbërisë ishin produkt i entuziazmit dhe dashurisë për lirinë dhe të drejtën e tyre të pamohueshme. Në fakt modeli i principatave arbnore dhe më pas bashkimi i tyre nga Gjergj Kastrioti në Lezhë më 2 Mars 1444 në llojin e vet ishte në formën e një sistemi europian të shtetësisë, i zhvilluar nga jeta e fuqishme natyrore, madje edhe krijuese dhe vetëndërtuese.
Sidoqoftë për demonizmin e pushtuesit otoman dhe mizorinë e saj e tragojn këto fjalë që Barleti nënvizon në veprën e tij se”po mbushen tridhjet vjetë që kurse ai shpëtoi nga duart mizore dhe të ndyra të Muratit”.

Ndërkaq Gjergj Kastrioti i cili drejtoj këtë luftë, ”i njihte mirë dredhitë dhe dhelpërit otomane, karakterin dhe gjithë zakonet e tyre me radhë, gjë që konsiderohet zakonisht shumë e rëndësishme në punë të luftës. ”

Mbi të gjitha vetë drejtësia e luftës, vetë puna që lufta e popullit shqiptar është një luftë e drejtë, për mbrojtjen e atdheut, të fesë, të lirisë së vërtetë.
Bashkimi i të gjitha forcave arbnore me kohë, pa e lënë për më vonë, është kushti kryesor për suksesin e luftës e luftës.

Taktika e veçantë që përdori Gjergj Kastrioti gjatë betejave ia thyen hundët armikut turk. Poashtu Barleti vë mirë në dukje karakterin kryqëzor të luftës së Gjergj Kastriotit, të cilin e quan “Athlet të Krishtit”, pastaj qorton në raste të caktuara plogështinë e Europës së krishterë dhe kërkon që ajo të bashkohet në luftë kundër barbarisë turke, për ta hequr nga Europa. (IX, 381/275)
Tani po të shohim se si sillen shqiptarët sot me lirinë, menjëhrë do të na kujtohet kjo thënie se “shqiptari si e do ashtu edhe e respekton lirinë. . . ”

Sa i përketë fuqisë dhe autoritetit të madh të emrit shihet se “ai ishte njeri që s’mund të rrinte pa vepruar “impatientissimus otii”, sic thotë Barleti, i shpejtë si rrufeja dhe vetëtima, që mbron atdhenë edhe vetëm me emrin e tij. ”(II, 100/43)
Kjo do të thotë se emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit edhe sot e mbanë gjallë mëmdhenë tonë, pra kombin tonë arbnor europian.

Megjithatë sot, figura e tij po njolloset nga disa mbetje turke dhe po hidhen shigjeta të demonëve në drejtim të tij, ai mbetet figura qendrore e kombit dhe drita verbuese e pseudohistorianëve dhe mbetjeve turke.

Ai mbetet guri i qoshes, shtyllmbajtësi i përjetshëm dhe i madh i kombit arbnore, lidhja e përhershme me rrënjët e familjes europiane, arsyeja e ekzistencës së qenjes dhe identitetit europian të kombit arbnor, vlera, referenca dhe vizionari ynë.
Mohuesit, shtrembëruesit, njollosësit, armiqtë e figurës dhe veprës së Gjergj Kastriotit nuk do të arrijn kurrë të shembin veprën, jetën dhe figurën madhështore të tij, aq më pak ta heqin nga zemrat e secilit arbnor.

E kanë të kotë, mbetjet turke, pseudohistoriant dhe mohuesit.
Gjergj Kastrioti është gjallë dhe do të jetë gjithmonë i pranishëm si referenca e vetme e popullit arbnor europian.

Emri i Gjergj Kastrioti, është emër i shenjtë që i pengon edhe sot demonëve dhe mbetjeve turke, por sot vetëm duke i përmendur emrin atij dëbohen demonët dhe mbetjet që sot e njollosin, e shigjetojn djallëzisht dhe e mohojn.

Sepse emri i tij i madh dhe vepra e pavdekshme është frymëzimi jo vetëm i popullit të vetë, i pasardhësve të vetë, por edhe i popujve tjerë të Europës dhe botës.
Jo rastësisht poeti i njohur Naim Frashëri e përfundon veprën e tij kështu:
Skënderbeu është i gjallë,
Rron e mbretëron për jetë.
Kjo fjalë s’është përrallë,
ndaj t’urtit është e vërtetë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close