Advertisements

Washington-Shënohet 70 vjetori i NATO-s

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të fillojnë takimin dy ditor në Uashington, për të shënuar 70 vjetorin e formimit të Aleancës si dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë përfshirë Rusinë dhe Afganistanin.

Para se të fillojë shënimi i 70 vjetorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe i kërkoi atij që vendet anëtare të paguajnë më shumë për mbrojtje.

Stoltenberg do ti drejtohet të mërkurën Kongresit amerikan. Kjo është hera e parë që një Sekretar i NATO-s iu drejtohet ligjvënësve amerikanë.

Më 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mbajnë takim në Departamentin e Shtetit, ku do të diskutojnë për Rusinë.

Ata pritet të fuqizojnë masat në Detin e Zi për të siguruar mbrojtje më të mirë të rajonit.

Në agjendë do të jenë gjithashtu edhe situata në Afganistan si dhe rënia e traktatit bërthamor të cilin SHBA-të dhe Rusia e nënshkruan në përfundim të Luftës së Ftohtë.

Planet e Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore poashtu do të jetë në fokus të diskutimeve ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s./rel

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close