Advertisements

Zbulohen pretendentët për çmimin “The Man Booker”

The Man Booker është çmimi ndërkombëtar i cili u akordohet çdo vit veprave më të mira fiction të botuara dhe përkthyera në Britani ose Irlandë. Ndryshe nga vitet e shkuara, nga gjashtë pretendete 5 janë femra.

Sipas prestigjozes New York Times, autorja polake Olga Tokarczuk renditet e para për te fituar çmimin ndërkombëtar me librin “Drive Your Plow Over the Bones of the Dead” i cili flet për një grua të çuditshme në vitet e 60-te në Poloninë rurale që vendos të hetojë vrasjet e anëtarëve të klubit të saj lokal të gjuetisë.

Një tjetër autore që mund të fitojë çmimin është dhe Annie Ernaux, me “The Years”.

Botimi është një autobiografi eksperimental nga autorja franceze e cila ishte gjithashtu paraqet një histori e konsumizmit francez.

Marion Poschmann me “The Pine Islands” renditet e treta në listë.  Libri është përkthyer nga gjermanishtja prej Jen Calleja dhe flet për një lektor, i cili përfundon në gjurmët e poetit Basho.

“Forma e rrënojave”, nga autori kolumbian Juan Gabriel Vazquez , i vetmi mashkull në listën e pretendentëve, renditet i katërti. Ai përqendrohet në teoritë e konspiracionit që rrethojnë dy vrasje politike në Kolumbi.

Romani debutues i Alma Trabuço Zerán, me “The Remainder” dhe më përkthim nga spanjishtja prej Sophie Hughes shihet po ashtu si një botim që mund të fitojë çmimin. Ky libër flet për tre miq në Santiago, të cilët marrin një udhëtim rrugor dhe përfundojnë përballjen me gjeneratat e dhimbjes familjare dhe trashëgiminë e diktaturës së Kilit.

“Trupat qiellore” nga Jokha Alharthi i Omanit renditet i gjashti. Përkthyer nga arabishtja nga Marilyn Booth, romani tregon historinë e evolucionit të vendit të saj nga skllavëria përmes prizmit të një familjeje.

Kryetarja e panelit gjykues të këtij viti, Bettany Hughes, tha në një deklaratë se lista e shkurtër përmbante “mençuri në të gjitha format e saj”.

Fituesi do të shpallet më 21 maj në një ceremoni në Londër dhe vlera qeëdo të akordohet është 50.000 paund.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close