Advertisements
News and Magazine

Si u konvertuan shqiptarët e krishterë në myslimanë?

Lexojeni më vëmendje përmbledhjen e kronikave të mëposhtme pastaj mendoni mirë. Kronikat janë të historianëve e kronistëve turq. Ata shënojnë “lavdinë e ushtrisë turke” që vrau mijëra shqiptarë. Me sa urrejtje shkruajnë historianët e kronistët turq kundër grave e fëmijë që u kapen robër, u masakruan, ndërsa kufomat e tyre ua hodhën ujqërve, sa lavde u bënin historianët turq ushtarëve të tyre mizor që trimërinë e dëshmonin duke vrarë shqiptarë të lidhur me zinxhir, gra e fëmijë të pafuqishëm.

Kronikat turke:

“Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që ti jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si lumi Amur-Darja”. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të Shqipërisë.
Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194.

Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës , disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i çau në dysh. . të gjithë të tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij. Po aty f.112
Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.”
I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm.

Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…”

Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”
Marr nga faqet elektronike/përgatitur nga :Bashkim Kllobocishta Varvarica

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close