Prometeu një hero i vetmuar
Prometeu është heroi më i madh i të gjitha kohërave për njerëzit e thjeshtë. Ai ua rrëmbeu zjarrin perëndive dhe ua dha njerëzve, i nxorri ata nga shpellat dhe u mësoi si të ndërtonin shtëpi; u mësoi shkronjat e shkenca të tjera. Për këtë Zeusi e dënoi të qëndronte i mbërther më pranga hekuri në një prej maleve më të egra të botës antike, në mallet e Kaukazit. Atje ai qëndroi për shumë shekuj i vetmuar dhe i sulmuar nga shqiponja që i dërgonte Zeusi, për t’i ngrënë pjesë të ndryshme të trupit. Prometeu asnjëherë nuk u përul para Zeusit dhe nuk u pendua për të mirat që u kishte sjellë njerëzve, ndonëse kreu i perëndive i dërgonte herë pas here emisarët e tij për t’ia thyer karakterin krenar.
Megjithë këto të mira që i solli botës njerëzore, Prometeu mbeti deri në fund një hero i vetmuar. Shumë perëndi të tjera, ndonëse shpirtërisht ishin me të, nuk guxonin ta përkrahnin hapur pasi kishin frikën e ndëshkimit të Zeusit. Nëse ai do të merrte vesh se dikush i dilte krah rebelit edhe ai do të kishte të njëjtin fat me Prometeun. Pra perënditë e tjera ishin të frikësuara dhe servile ndaj Zeusit.
Shkaku i dytë i vetmisë së tij ishte se njerëzit kanë një kujtesë të shkurtër, ata harrojnë kush ua solli begatitë dhe dituritë. Njerëzit në përgjithësi janë mosmirënjohës ndaj atyre që u sjellin të mirat dhe të përulur ndaj atyre që i keqtrajtojnë.
Ndaj edhe Prometeu mbeti një hero i vetmuar pa përkrahës, por vetmia i dha mundësi atij, që në netët dhe ditët e gjata të gjykonte me vete veprimet e veta. Duket se nga ky gjykim Prometeu ka arritur në përfudnimin se rruga që ai ksihte ndjekur ishte shumë e drejtë dhe shkak për krenari të ligjëshme. Ndonëse për momentin ai po vuante, e kishte të qartë se në shekujt e ardhshëm veprat që ai kreu do të kujtohej me nderim nga njerëzimi. Vetmia e kishte shënuar atë si heroin e së ardhmes.
Përfundimi gjithë sa thamë është: Ndonëse për një vepër nuk mund të marrim shpërblimin e merituar, duhet të jemi të duruar t’iu bëjmë ballë veprimeve të kundërshtarëve. Do të vijë një kohë , ndoshta me vonesë (por nuk do të mungojë), që vepra për të cilën kemi luftuar e jemi munduar, do të njihet e do të pasohet nga të tjerët.
Comments are closed.