Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Budapest:Kosova me tri klube në garat e UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, po marrin pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të federatave kombëtare në Budapest, nën organizimin e UEFA-s.

Gjatë këtij takimi tejet të rëndësishëm është diskutuar për garat e UEFA-s në nivel klubesh. Me këtë rast, drejtuesit e UEFA-s i kanë informuar 55 anëtaret e saj për takimet e zhvilluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ligat Evropiane, të zhvilluara gjatë muajve mars dhe maj të këtij viti, si dhe për tema tjera mbi të ardhmen e futbollit evropian.

Ndërkaq, duket se Budapesti është qytet i cili vazhdimisht sjell lajme të mira për Kosovën, pasi një i tillë vjen edhe kësaj radhe. Në fakt, UEFA, pas kërkesës së vazhdueshme të krerëve të FFK-së ka pranuar që tani e tutje Kosova në garat evropiane të përfaqësohet me tri klube. Edhe pse realisht ende nuk është arritur koeficienti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane.

Kësisoj, që nga edicioni i ardhshëm nga kampionati i Kosovës pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojnë kampioni, nënkampioni dhe fituesi i kupës. Pa dyshim ky është një lajm i shumëpritur dhe i cili do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e konkurrencës në elitën e futbollit tonë dhe njëherësh do të rrisë edhe nivelin e organizimit në Superligë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close