Advertisements

“ÇMIMET BAFTA 2019”

Produksionet më të mira televizive në Britaninë e Madhe u vlerësuan të dielën me çmimet prestigjioze Bafta. Seriali triller “Vrasja e Evës” triumfoi ndaj konkurrentëve duke fituar në tri kategori të ndryshme, përfshirë atë të serialit më të mirë dramatik, ndjekur nga miniseriali gjysmautobiografik “Petrik Melroz” i cili ndau dy çmime të tjera.

Akademia britanike e filmit kurorëzoi natën e së dielës shfaqjet dhe performancat më të mira televizive të vitit 2018.

Eventi prestigjioz i prodhimeve më cilësore televizive angleze u mbajt në Sallën e Festivalit Mbretëror të Londrës.

Seriali triller “Vrasja e Evës” rrëmbeu tre Çmime Bafta në kategoritë seriali më i mirë dramatik i vitit, aktorja më e mirë në rolin kryesor dhe dytësor, që u shpallën përkatësisht Xhodi Komër dhe Fiona Shou.

Fituesi i dytë më i madh i natës ishte telefilmi i bazuar në novelën gjysmautobiografike, “Petrik Melroz”, i cili triumfoi në dy kategoritë miniseriali i vitit dhe aktori më i mirë, çmim i cili për herë të parë i shkoi Benedikt Kambërbeçit.

Performanca më e mirë komike për kategorinë e grave i shkoi Xhesika Hejnisit me prodhimin “Dhe kështu u bë”, ndërsa Stiv Pembërtonit iu akordua Bafta për shfaqjen “Brenda numrit 9”.

Programi më zbavitës i vitit u shpall “Talentet britanike”, kronika më e mirë në një edicion lajmesh shkoi për Kanalin 4 dhe skandalin e Facebook-ut, çmimi për serialin më të mirë faktik iu akordua kronistit britanik Lui Thuro, ndërsa në kategorinë e sportit triumfoi transmetimi i finales së botërorit 2018 mes Anglisë dhe Suedisë.

Ceremonisë së prodhimeve televizive i paraprinë muajin e kaluar Çmimet Bafta për skenaristët dhe talentet e tjera të fshehura në industrinë e filmit, ndërsa në muajin janar u shpërndanë çmimet e ekranit të madh, ku “Roma” me regji të Alfonso Kuaron u shpall filmi më i mirë i vitit 2018.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close