Advertisements

Çoroditja anti Skenderbeut vazhdon:Anëtari i Vetëvendosjes, Arian Xhezairi ka dalë kundër vendosjes së shtatores së Skënderbeut në qytetin e Prizrenit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se asnjë shtatore s’e ka vendin kurrkund hiç mes njerëzve të gjallë.

“Po mos përziejë fantazma me njerëz që hale marrin frymë, prandaj, duart larg prej bastardimit t’qendrës historike t’Prizrenit, aman!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Qenkan ngrit nji grup i ashtuquajtun “Shoqëri Civile” n’Prizren dhe po lypin shtatore t’Skenderbeut n’midis t’Shadërvanit.

Pyetja e parë që lind asht “a janë normal këta njerëz?!”.

Hapësira e Shadërvanit sa nji oborr i nji shtëpie modeste (si e Ramiz Lladrovcit) nuk ka vend për me i bo ballë njerëzve t’gjallë, t’cilët e vërshojnë shehrin ma t’bukur n’vend përgjatë 365 ditëve t’vitit, e tash po u dashka me i rezervue hapësirë edhe t’vdekunve?

Asnji shtatore s’e ka vendin kërrkund hiç mes njerëzve t’gjallë. Asht nja prej tipareve më imbecileske të t’shkolluemëve t’padijshëm t’sotit, t’cilët pandehin që t’vdekunit po u nderokan me shtatore. Jo me axhin, t’vdekunit me vepra për t’u kujtue, nderohen amanetin tuj ua jetësue e n’vend me ua çue.

E shtatoret, ti pyet, shtatoret ku?!

Shtatoret n’oborr t’shpijave i dashtun, n’midis oborrit, që sa herë të t’zbardhë dita n’mëngjes, me u ngrit e me e përshëndet ushtarakski a kung-fu-ski a qysh ta don loçka e zembrës*.

Po mos përzijë fantazma me njerëz që hale marrin frymë, prandej, duert larg prej bastardizimit t’qendrës historike t’Prizrenit, aman!/rtklive

Ps:Sikur shqiptari me e mohu çdo vlerë edhe vet gjakun e tij për hatër të çdo lloj okupatori e tutori ,nuk ka një të sojit të tillë në këtë botën tonë

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close