Advertisements

Dezinformimi në Europë: Identifikohen në FB 500 faqe dhe grupe të dyshuara

ATSH-AFP/ – OJQ-ja ”Avaaz”, që ndërmerr nisma për të luftuar format e ndryshme të militantizmit në internet njoftoi sot se kishte identifikuar, në prag të zgjedhjeve europiane, mbi 500 faqe dhe grupe në Facebook, të dyshuara për përhapjen e lajmeve të rreme në BE.

”Këto sinjalizime mundësuan fshirjen e përmbajtjeve që kanë mundur të mbledhin në total mbi 500 milionë shikime këto tre muajt e fundit”, sipas OJQ-së.

Vetëm javët e fundit u mbyllën nga Facebook dhjetëra profile në disa shtete europiane, përfshirë Italinë dhe Poloninë, pas sinjalizimeve të OJQ-së, e cila ka publikuar online një raport paneuropian që paraqet në mënyrë të detajuar shkallën e përhapjes së disa rrjeteve, të ekstremit të djathtë apo anti-BE, të cilat praktikojnë dezinformimin ose shpërndajnë mesazhe me përmbajtje urrejtjeje në rrjetin social.

”Avaaz” sqaroi në këtë kuadër se ka sinjalizuar mbi 500 faqe dhe grupe të dyshimta në rrjetin amerikan, që ndiqen në total nga rreth 32 milionë përdorues dhe që nxitën mbi 67 milionë reagime (komente, pëlqime dhe shpërndarje) në tre muajt e fundit.

”Në të njëjtën periudhë, përmbajtjet e këtyre faqeve dhe grupeve që kanë shpesh si qëllim për të nxitur urrejtjen ndaj emigrantëve apo për të ofenduar Brukselin, janë parë nga 533 milionë persona”, sipas përllogaritjeve të OJQ-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close