Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Flora Brovina:Fotoja është një dokument i falsifikuar dhe ajo nuk e ka ditur se është një e tillë

Policia e Kosovës ka intervistuar deputeten e Kuvendi të Kosovës, Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Deputetja Flora Brovina, tha se fotoja është një dokument i falsifikuar dhe ajo nuk e ka ditur se është një e tillë, pasi që për shumë vite ajo e ruante atë. “Dokumentin e kam nga viti 2003. Saktësinë e dokumentit (fotonë), do ta vërtetojnë organet e shtetit të Kosovës”, tha ajo në një prononcim për gazetarë, raporton RTKlive.

Brovina u ka kërkuar falje të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar pas publikimit të fotos që ajo bëri dje në Kuvendin e Kosovës dhe që ngjalli reagime të shumta në publik. “Përgjigjen më të mirë do të jep Prokuroria e Shtetit të Kosovës”, tha ajo.

Sipas Brovinës, kryetari i PDK-së, njëherit kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk e ka ditur rastin e fotos. Për dorëheqjen e saj nga pozita e deputetes, Brovina vlerësoi se është e gatshme të marrë çdo veprim që është në interes të Kosovës./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close