Advertisements
News and Magazine

“Game of Thrones” thyen të gjitha rekordet e audiencës

Pavarësisht kritikave nga fansat, episodi i fundit i “Game of Thrones” shkatërroi të dielën çdo rekord shikueshmërie, duke mbajtur para ekraneve plot 19.3 milionë njerëz.

Sezoni i fundit i HBO frymëzuar nga “A Song of Ice and Fire” të George R.R. Martin u kritikua pasi fansat mendonin se trajtimi i zhvillimeve të mëparshme të karaktereve nuk ishte në nivelin e duhur.

Megjithatë filmi përsëri theu rekord shikueshmërie.

Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones”, që u publikua mbrëmjen e së dielës në SHBA, theu rekordin e audiencës së këtij seriali dhe në historinë e kanalit HBO që e ka publikuar që prej vitit 2011.

Çdo vit “Game of Thrones” ka pasur rritje të audiencës, një gjë e rrallë për shfaqjet televizive.

Në një rast tjetër, një seri do humbiste shikueshmërinë gjatë vazhdimit të filmit.

Sezoni i tetë kishte shikueshmëri të lartë sepse ishte e fundit e shfaqjes. Më shumë se një dekadë tregimesh po i vinte fundit dhe të gjithë dëshironin të dinin se çfarë do të ndodhte.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close