Advertisements

Gjigantët e internetit nënshkruajnë një kartë kundër publikimeve me përmbajte terroriste

ATSH-DPA/ – Gjigantët e internetit dhe medias sociale përfshirë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google” nënshkruan sot kartën për të eliminuar publikimet me përmbajtje të dhunshme dhe ekstremiste nga interneti.

“Christchurch Call” u promovua nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe presidenti francez, Emmanuel Macron pas atentatit kundër dy xhamive në qytetin e Zelandës së Re të Kristçërçit në mars.

Kompanitë e internetit janë angazhuar që të luftojnë materialet me përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe t’i bëjnë rregullat e tyre mbi këto përmbajtje më të qarta për përdoruesit.

Kompanitë, ku përfshihen edhe “Amazon”, “Twitter”, “Microsoft” dhe “Dailymotion” thonë se edhe ato do të rishikojnë algoritmet dhe procese të tjera që ndoshta drejtojnë përdoruesit drejt dhe/ose rrisin përmbajtjet me elemente terroriste dhe të dhunshme”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close