Advertisements

Ish-Vicekancelari austriak Strache,dora e djathtë e tij Gudenus, interesat serbe dhe nusja nga Banjalluka

Shpresa e politikës serbe se edhe vende europiane do të ndjekin shembullin e disa vendeve afrikane dhe oqeanike për të tërhequr njohjen e Kosovës ose për t’i shkaktuar asaj probleme në arenën ndërkombëtare ,janë mbështetur në politikanë të së djathtës extreme ,kryesisht proruse por edhe me backgrund të dyshimtë.

Një i tillë të cilin goja e Daçiqit e lavdronte shumë sa here i ipej mundësia ,ishte shefi i FPÖ Heinz-Christian Strache ,si dhe zëvendëskancelar në qeverinë e Sebastin Kurz ,kancelar i Austrisë.

Strache edhe kur ishte në opozitë ,ishte shprehur më kritik se politikaj të tjerë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.Ishte rrezik potencial për deformimin e politikës europiane ndaj Kosovës në rrethet ku ai kishte ndikim.

Lidhjet e Straches me interesat serbe nuk janë kaq të thjeshta dhe vetëm bindje e tij por ato shtrihen edhe deri te dora e djathtë e tij në parti Johann Gudenus i cili ka gruan serbe nga Banja Luka dhe quhet Tajana.E cila ishte e pranishme edhe në atë incizimin e famshëm ku ai shihet duke rregulluar punë të dyshimta me me kinse pasanikën ruse.

Por jo vetëm,njihet edhe flirti i FPÖ-së me pjesën e elektoratit austriak me origjinë serbe. Strache ishte një mysafir i mirëpritur në Beograd dhe Banja Luka dhe në shtypin ndërkombëtar ishte i njohur si dikush që mbron “qeshtjen serbe” – qoftë në lidhje Bosnjë e Hercegovinën, apo në Kosovë. Disa herë ai thoshte haptazi se Republika Sërbska duhet të ketë të drejtën për t’u bashkuar me Serbinë.

Por ,fatmirësisht një politikan i tillë jo tipik për Austrinë,atë natë të verës së 2017 në takim në Ibiza ,për shkak të shkaqeve të lartpërmendura por edhe se Strache i bërë tapë “siç thotë ai” i quajti njerëz të ndryshëm “budallenj”, gazetarët “kurvarët më të mëdhenj në planet”, dhe kinse pasanikës ruse ,i tha , “je copë” ,për të cilën gjë Strache i kërkoi falje gruas së tij të shtunën,ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij dha dorëheqje për ta quar vendin në zgjedheje të reja parlamentare dhe një pengesë më pak për Kosovën.//Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close