Advertisements

KADARE E NJEH MIRË AUSTRIAKUN ANTISHQIPTAR,HEINZ-CHRISTIAN STRACHE

Heinz – Christian Strache , fashisti austriak që derdh lot për Millosheviqin

…. Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, porsidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët.
Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq. Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë te veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Europë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik i kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe te Skënderbeut.*

Strache-Daçiq

“Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb.” (In Wahrheit ein Serbe, mit einer serbischen Mutter und einer serbischen Vater.)**

Është pikërisht koha kur strehsat kanë vënë re se Oliver Schmitt, autor i librit kundërthënës për Skënderbeun, bashkë me përkthyesin e tij të palodhur, vërtiten nëpër Vjenë, duke u bërë publicitet tezave të tij.
Është disi e çuditshme që kryetari i forcës së tretë politike në Austri, në vitin 2008, në paraqitjen e thukët të programit, siç janë zakonisht programet në fushatat zgjedhore, të merret me çështjen e Kosovës. Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur. Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen demitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.

*Ja teksti i plotë, shpallur më 23 shkurt 2008, cituar sipas paraqitjes së tij zyrtare në internet (përkthimi i G. Gjebresë). “Kosova është rajon i stërlashtë serb. Beteja në Fushë-Kosovë, më 1389, afër Prishtinës së sotme, ku serbët iu vunë përballë imperializmit osman, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë serbe dhe europiane. 
** Dhe kjo s’mjafton me kaq. Pas dy muajsh e pak, me 9 maj 2008, në një fjalim zgjedhor, strehsat kanë zbuluar se Strache i kthehet prapë Kosovës. Pasi shpall se shqiptarët nuk janë veçse dyndje ardhur nga tjetër kontinent, jep alarmin se masa të tilla emigruese rrezikojnë europianët autoktonë të kthehen në pakica, duke humbur atdheun e tyre historik.
Nga ky shembull duket qartë se si një kinse persiatje akademike mbi prejardhjen e Skënderbeut nuk e ndan veçse një hap nga trajtimi racist i shqiptarëve si një popullsi rrezikuese, shkatërruese, e ardhur që jashtë Europës. Këtë ide të fundit nuk e ndan veçse një gjysmë hapi nga dëbimi i shqiptarëve, andej nga kanë ardhur: nga Azia.

Kadare

Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymën e fundit të saj, kërkon të përligjë masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Europa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve.
I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’bëjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej të cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit.
Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë. Në mos i përligjt plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund të shërbejë,  historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanë qenë gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë te bombardoje Serbinë, por duhej bërë një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq më tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjtë ishin bërë, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithçka nis e po ashtu sos.
Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviçi, shkrimtar dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshtë se teksti i Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”.
Pas daljes në shtypin serb më 1987, letra e hapur është botuar në “Le Monde Diplomatique”, në prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës së Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcënuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njëjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në flakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e ti bashkohesha me të (për çështjen e djepit natyrisht) dhe kétë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si dëshmitare Francën, në kryeqytetin e së cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.
Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshëm, siç janë zakonisht shkrimtarët, Drashkoviçi më drejtohej me një keqardhje prej kolegu, duke më kujluar, ndër të tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historinë, kujtimet, manastiret, betejën e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, dëshmonin, sipas tij, përkatësinë serbe të Kosovës.
Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonëse e përmendur edhe më parë aty-këtu, këtë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës parë: zanafillën serbe të Skënderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithçka tjetër të epërme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetë kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i tillë. Thënë ndryshe, Kosova, përveç djepit, mëtonte tani edhe kurorën.
Në letrën e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, kujtonte se isha një përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën!
Këtë tekst ka kopjuar ç’mitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve  të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej.
Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët.
Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq. Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë te veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Europë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik i kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe te Skënderbeut.
“Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb.” (In Wahrheit ein Serbe, mit einer serbischen Mutter und einer serbischen Vater.)
Është pikërisht koha kur strehsat kanë vënë re se Oliver Schmitt, autor i librit kundërthënës për Skënderbeun, bashkë me përkthyesin e tij të palodhur, vërtiten nëpër Vjenë, duke u bërë publicitet tezave të tij.
Është disi e çuditshme që kryetari i forcës së tretë politike në Austri, në vitin 2008, në paraqitjen e thukët të programit, siç janë zakonisht programet në fushatat zgjedhore, të merret me çështjen e Kosovës. Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur. Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen demitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.//topkadare.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close