Advertisements

Këta e shpërndajnë Vilhelm Muberjin nëpër Ballkan

  • ”Emigrantët” e Vilhelm Muberjit (4 libra) në shqip dhe poetët shqiptarë në suedisht. Qendra Kulturore shqiptare ”Migjeni” në Boros ka hyrë në fazë të lartë me punën e vet duke shpërndarë literaturën shqiptare në Suedi dhe literaturën suedeze nëpër Ballkan. Kjo qendër kulturore ka nisur në regji të vet të botoi libra për të shpërndarë literaturën në të dy gjuhët.

Literaturë: Ismail Kadare, ndërkombëtarisht është shkrimtari më i njohur shqiptar dhe shumica nga romanet e tij poashtu janë të përkthyera (nga frëngjishtja v. p.) në suedisht, duke nisur me ”Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” (1973), ”Prilli i thyer” (2007). Përkundër kësaj, megjithatë tek ne ka pak njohuri për literaturën shqiptare në shkallë më të gjerë.

Të pakët janë suedezët, p.sh. e dinë që njëri ndër shkencëtarët e parë i cili u interesua për gjuhën shqipe dhe prejardhjen e shqiptarëve ishte linguisti me prejardhje suedeze Erik Hans Thunman (1746 – 1788). Një fakt tjetër edhe më pak i njohur është se librat e suedezeve Selma Lagerlof e Astrid Lindgren lexoheshin në Shqipëri.

     Në Boros ekziston një grup personash, në krye me Sokol Demakun që punojnë shumë për të plotësuar zbrazëtitë për literaturën shqiptare në Suedi dhe për literaturën suedeze në Shqipëri. Përmes Qendrës.

Kulturore ”Migjeni” Organizohen festivale poetike, librash dhe takime letrare.

Njëri nga anëtarët e QKSH është edhe shkrimtari i vyer e i zgjuar Hamit Gurguri, i cili që dy vjet jeton në Boros. Ai, jo vetëm që i botoi tetë romane suedisht, por gjithashtu përktheu klasikët suedezë në gjuhën shqipe që t’i shpërndajë në mesin e bashkëkombësve bashkatdhetarët tanë – në mes tjerësh August Strindberjin ”Dhoma e kuqe” dhe tërë serinë e ”Emigrantëve” të Vilhelm Muberjit.

    ‒ Unë e gjeta vetën në fjalët e Muberjit. Ka aq shumë përvojë të përbashkët që duket aq e njohur. Përmes Muberjit dhe emigracionit suedez në Amerikë, njeriu mund të kuptoi si mërgata mund të jetë e dobishme. Kur jemi te August Strindberji, ai tek lexuesit shqiptarë është i njohur vetëm si dramaturg. Do të jetë e këndshme ta prezantoja atë një anë tjetër për lexuesit shqiptarë, thotë Hamit Gurguri.

    Sokol Demaku nga ana e tij përktheu një klasik bashkëkohor, ”Një sy i kuq” të Jonas Hasen Khemirit në gjuhën shqipe.

    Përveç kësaj QKSH, gjatë vitit të fundit ka kontribuar të botohen një mori librash për publikun suedez, të përkrahur nga Lidhja e Shkrimtarëve të Suedisë – dega e perëndimit. Në mes tjerash edhe Antologjinë ”Shqiponjat dhe malet” me poezi shqiptare që nga shekulli i XIX deri në ditët e sotme, me sqarime për veprimtarinë e poetëve të ndryshëm. Poezitë janë të përkthyera nga Ulmar Kviku, i cili është përkthyesi më i vyeshëm i literaturës shqiptare.

     Në mesin e librave që botoi e mbështeti QKSH poashtu janë: ”Udhëkryqet” e Ibrahim Kadriut, i cili është i njohur në shqiptarë dhe është njëri ndër shkrimtarët më produktivë, poashtu edhe romanin e shkrimtarit shqiptar nga Kosova, Agim Gjakovës ”A ka kund Zot”.

     ‒ Ne shpërndajmë literaturë shqiptare në Suedi dhe literaturë suedeze nëpër Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, na thotë Sokol Demaku.

     Hamit Gurguri shton se:

     ‒ Ne duam ta pasurojmë atë pemën e hijshme dhe të frytshme të kulturës suedeze, duke e shartuar në të edhe një gem të vogël shqiptar.   

     Sot ekziston një numër i konsiderueshëm i shkrimtarëve shqiptarë në Suedi me origjinë shqiptare. Ata poashtu i udhëzon e i popullarizon ”Migjeni” për lexuesit shqiptarë nëpër Ballkan. Puna jonë për të nxitur aftësi të reja krijuese është në vlug, na thotë Sokol Demaku.

    ‒ Ne doemos duhet të kujdesemi për shkrimtarët në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe me degën e perëndimit. Ne iu ndihmojmë me gjërat praktike, si të gjejnë shtëpi botuese dhe si të bëjnë shpërndarjen e librave për bibliotekat.

     Në përgjithësi a ka në Shqipëri interesim për literaturën suedeze që ju e publikoni atje?

    ‒ Më lejoni të ju them kështu: Ne mezi arrijmë t’iu përgjigjemi të gjitha pyetjeve për të gjitha librat dhe për shkrimtarët suedez që na i bëjnë me telefon apo me postë elektronike.

Fakte për QKSH ”Migjeni”:

‒ Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ka 74 anëtarë, nga të cilët 24 janë aktivë.

‒ Kjo qendër mban emrin e poetit shqiptar Millosh Gjergj Nikolla (1911 -1938) i cili përdori pseudonimin ”Migjeni”. Ani se jetoi 27 vjet ai shkroi poezi e prozë që u bënë krijimtari klasike në Shqipëri.

‒ Përkthimi i dy poezive të Migjenit gjenden në antologjinë ”Shqiponjat dhe malet”, të cilën këto ditë e publikoi kjo qendër.

 

Teksti dhe foto: Niklas Seneksteg

/Gazeta regjionale ”Boråstidningen, datë 13.05.2019/

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close