Advertisements

KQZ-ja ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore.

Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Zgjedhor të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zyra e KQZ-së ka procesuar aplikacionet e vëzhguesve të dy partive, dy misioneve ndërkombëtare, një komisioni evropian, dy misioneve diplomatike, 12 ambasadave, një OJQ ndërkombëtare, katër OJQ vendore dhe 15 media, që në total janë 464 vëzhgues.

Po ashtu është bërë e ditur se të drejtë vote kanë 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.

KQZ-ja ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close