Advertisements

Kryeministri Haradinaj:S’ka të ndalur politika e Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndalimit të Srdjan Jovanoviq, këshilltarit në zyrën e kryeministrit dhe Srecko Spasiq dhe këshilltarit tjetër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, duke thënë se keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se i papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

“Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar ai.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close