Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

KUSH ESHTE DUKAGJINI DHE PSE NUK DUHET TË JETË MË?!

Nga  Prelë Milani

Dukagjini shtrihet në veri Shkodrës

dhe zë pjesën qendrore dhe lindore të masivit madhështor të Alpeve shqiptare me sipërfaqe 609,2 km katrore dhe popullsi mbi 12 mijë banorë (Pa Nikaj Merturin) edhe pas rrjedhjeve të mëdha pas viteve nëntëdhjetë. Aktualisht përbehet nga 5 komuna Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku, Temali. E konfiguruar historikisht si trevë historike dhe etonografike, me identitet të spikatur kombëtar. Dukagjini është blloku i vetëm kompakt i maleve shqiptare, së bashku me Mirditën, që ruajti homogjenitetin kristian, duke u vetëqeverisur sipas së Drejtës së tij Zakonore në kohën e gjatë të sundimit otoman.

Dukagjini ka hyrë në histori si treve e kryengritëse dhe qendrestare ndaj turkut, serbeve, malazezve, anti Zogiste, anti komuniste dhe treva prarojë e Shkodres në lëvizjen demokratike të vitit 1990. (Madje seksioni i parë i PD është krijuar në Dukagjin dhe më pas në Shkodër). Në kohën e Zogut dhe okupacionit ka qenë Nënprofekturë. Në vitin 1948 në mënyrë djallëzore kësaj krahine i merren Nikaj-Merturi për të krijuar rrethin e Tropojës, ndërsa Shllaku i bashkëngjitur rrethinave te Shkodrës dhe Dukagjini se bashku me gjysmën e sipërfaqes humbi statusin e rrethit që kishte si krahinat si motra Puka, Malësia e Madhe dhe Mirdita duke kaluar në Lokalitet në përbërje të Shkodrës.

Më Projektin përfundimtarë të ndarjes e re administrative paraqitur nga maxhoranca Komunat Shllak dhe Temal i kalojnë Nënshkodrës, kurse Komunat Shalë, Shosh dhe Pult i bashkëngjtën Bashkisë së Shkodrës me shtrirje nga Jezerca në Adriatik. Kjo ndarje fshinë përfundimisht nga harta politike administrative e Shqipërisë një krahinë që ka identitetin e vet kulturor, regjional dhe pozitën gjeografike të virgjër alpine të formatuar në një kohezion historik disa shekullor. Dukagjini i Kuvendeve mesjetare për lirinë e Shqipërisë, Dukagjini i Kuvendit të Prizrenit, Gerçes, Flakërimë e Kryengritjeve të mëdha anti Turke që i paraprinë Pavarësisë. Dukagjini krahu i djathtë i Vidit, dhe mburojë e Kongresit të Lushnjes, Dukagjini Fonolist 1924, anti fashist i gjatë përjudhes se okupacionit, dhe barrierë e frikshme e ndaj herezisë bolshevike.

Dukagjini fatosave të shquar të indipendeces dhe progresit si Mehmet Shpendi, Pal Gjoka, Kolë Mark Kola, Zekë Jakini, Marash Tuci, Sokol Tona, Xhur Kola, Prelë Tuli, Mark Milani, Babun Celi, Zef Delia, Gjelosh Rama, Lush Prela, Çun Sokoli, Çun Nika, Marash Delia, Bush Delia, Tomë Kola. Dukagjini i martirëve të pa epur të besimit si Pjeter Mëshkalla, Çiprian Nika, Frano Kori, Dom Lazër Shantoja, Gjon Shllaku. Dukagjini i mendjeve të ndritura elitare Martin Camaj, Ernest Koliqi, Benardin Palaj, Ndoc Nikaj, Lin Delia, Ferderik Reshpja, Pjeter Gjoka, Ndrekë Luca, Kush Micja, Masrije Shllaku, Tinka Kurti, Zef Shoshi, Lec Shllaku, Zef Mala, Prof Kolë, Prela Prof Luigj Margjeka, Prof. Mark Krasniqi, At Danjel Gjeçaj, Dom Prekë Ndrevashaj, Feredrik Ndoci.

Dukagjini i Kampionëve historik, Dodë Tahiri Pal Mirashi, Lin Shllaku, Simon Deda, Prekë Gjeloshi, Agustin Kola, Armir Grima, Mirash Vuksani, Ndue Njemza, Pina Thani Vera Bregu, Dedë Bregu, Mark Vata, Ndoc Çokaj etj ka çfarë të tregoj se i ka edhe elitës kulturore e sportive shqiptare. Dukagjini homerik i lekëve i larmë gjak dhe mbijetuar përmes sakrificash martire shekullore , i persekutuar dhe lënë jashtë vëmendje nga gjitha qeveritë shqiptare nuk mund të fshihet me lapës nga harta administrative e Shqipërisë, duke bërë atë që nuk kanë guxuar të bëjnë as turqit ndonëse e kishin murriz në zemër.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close