Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Mbi 780 fotografi të rralla të Shqipërisë në vitet 1928-1931

ATSH/ – Mbi 780 fotografi të digjitalizuara të arkivit personal të fotografëve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni të Shqipërisë në vitet 1928-1931 do të prezantohen për herë të parë në Tiranë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD).

Ekspozita e titulluar “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni “Shqipëria 1928 -1931” do të hapet më 17 maj nga Ambasada Italiane në Shqipëri dhe Instituti Italian i Kulturës.

Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.

Të gjitha fotot e digjitalizuara, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë. Është dëshira e familjes Quaroni, që gjithë Arkiva Fotografike Quaroni, Albania 1928 – 1931 të jetë e përdorshme për të gjithë të interesuarit për historinë e Shqipërisë, si nga historianët, studiuesit, diplomatët, gazetarët, ashtu dhe studentët shqiptarë e të huaj.

Vizitorët do të zbulojnë ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni.

Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik dhe social: imazhe befasuese dhe origjinale, një përshkrim i rrallë dhe unik, veçanërisht i figurave politike dhe i personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ‘30.

Arkivi është ruajtur në Itali nga familja Quaroni dhe është sjellë në Shqipëri nga mbesa e Pietro dhe Larissa Quaroni-t, Cristina Quaroni, e cila, nëntëdhjetë vjet pas gjyshërve të saj, vjen në Shqipëri si bashkëshortja e Ambasadorit të Spanjës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri më 29 qershor 2019.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close