Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Mikpritja Shqiptare dhe Epoka e Globalizmit!

Imazhi shqiptar & Identiteti kombëtar

Po,Ju përcjell Referatin,që e mbajta në Kuvendin Ndërkombëtar mbi Vazhdimësinë Historiko-Gjuhësore dhe Etnokulturore të Shqiptarëve përmes Mijëvjeçareve, të bashkë- mirë – organizuar mbajtur, më 09-11 Maj 2019, në Muzeun Historik, Tiranë- Shqipëri.

Mik Imazhbardh, mos u mërzit me e lexua, pasi s’ jam mërzit me e shkrua!….

Tema: “Mikpritja Shqiptare dhe Epoka e Globalizmit”!

Nga: Av. Prof. asoc. Dr. Astrit Memia,
Kryetar i Forumit ” Imazh – Media & Imazhi Shqiptar”!

Epoka e globalizmit ka krijuar sfida të reja për kombin shqiptar, ashtu si për kombet e tjera. Për të pasur sukses në këtë epokë, kombi shqiptar duhet të kthehet tek vlerat e tij më të mira që ka pasur që nga pre-historia, si besa, beja, trimëria, familja, harmonia fetare dhe etnike, dhe mikpritja. Më e madhja ndër këto vlera që populli shqiptar i ka pasur ndër shekuj që nga koha e pellazgëve, është mikpritja sepse ajo shpreh edhe vlerat e tjera. Ajo ka të bëjë me vlerësimin e tjetrit qe gjithashtu do të thotë vlerësim për vetveten.“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”.Kjo vlerë e jashtëzakonshme ka mbijetuar deri në kohët tona, sepse ne kemi pasur edhe vend të bukur, edhe njerëz të mrekullueshëm. Por në kohët moderne politikanët dhe qeveritë kanë ndërhyrë në mënyrë negative sepse janë kujdesur thjeshtë për interesin e ngushtë personal. Dhe në këtë mënyrë, kjo vlerë e jashtëzakonshme është dëmtuar dhe ka sjellë pasoja të padëshirueshme. Shqiptarët sot largohen masivisht nga vendi i tyre dhe kërkojnë të jetojnë në vende të tjera për shkak të kësaj klime të keqe që kanë krijuar politikanët. Në fakt, politikanët edhe vetë i nxisin njerëzit të largohen, duke iu thënë se në vendet e tjera jeta është më e mirë. Është e lehtë t’u thuash njerëzve që të shkojnë në një vend tjetër më të mire dhe kështu ta shkatërrosh kombin. Është e vështirë që ta bësh vendin tënd të jetë më i mirë se të tjerët, që njerëzit të mos kenë dëshirë të shkojnë tjetërkund, dhe kështu ta bësh edhe kombin më të fortë.

Për ta rregulluar këtë situatë, shqiptarët duhet të kthehen tek vlerat e tyre më të mira për të mbijetuar si komb dhe për të ecur përpara, dhe jo të ndjekin anti-vlerat si një rrugë që ata mendojnë se mund t’iu sjellin ndonjë fitim. Vetëm me vlera ecet përpara, jo me anti-vlera. Kthimi te mikpritja tradicionale është një hap i parë i madh drejt ringritjes së popullit shqiptar dhe përmirësimit të jetës në vend. Mikpritja duhet së pari të ushtrohet nga shqiptarët për njëri-tjetrin. Duke vlerësuar vetveten në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje pastaj edhe të tregojmë mikpritje akoma më të mirë edhe për të huajt. Asnjëra nga këto dy aspekte të mikpritjes nuk duhet nënvlerësuar sepse ato janë të lidhura, dhe e para do të ndikojë edhe tek e dyta. Të huajt nuk shikojnë vetëm se si i trajtojmë ne ata, por edhe si e trajtojmë njëri tjetrin. Vetëm duke u kthyer te mikpritja dhe duke ndryshuar politikat në këtë drejtim, ne do të vendosim një gur themeli për ringritjen e shoqërisë shqiptare dhe të kombit shqiptar në epokën e globalizmit.

Fjalë Kyçe: Mikpritja Shqiptare, Shtëpia e Shqiptarit, Globalizmi, Vlerat, Kombi, Historia

Mikpritja Shqiptare

Kjo është epoka e globalizmit dhe që nga kohë kur Shqipëria hoqi dorë nga vetë-izolimi dhe u hap ndaj botës, si rezultat i proceseve demokratike të nisura kryesisht nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të djathta shqiptare në vitin 1990, vendi ka bërë shumë hapa përpara. Por siç Presidenti Trump i ka sugjeruar të gjitha vendeve të botës, ato duhet të konkurrojnë për të qenë të parat, dhe Shqipëria duhet të bëjë të njëjtën gjë, jo të kënaqet duke qenë vendi i fundit në Europë për nga zhvillimi ekonomik, por të synojë të ecë sa më përpara, pse jo, edhe të arrijë vendin e parë kudo.
Sigurisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u realizuar. Gjithsesi, Shqipëria ka vlera të jashtëzakonshme me të cilat mund të konkurrojë në këtë epokë dhe duhet t’i përdorë këto vlera në dobi të vet, sa më tepër që të jetë e mundur.
Po cilat janë këto vlera që mund t’i përdorë Shqipëria?
Ato janë të shumta: vlera kulturore, historike, dhe natyrore. Shqipëria është një nga vendet më të bekuara fal Zotit.
Një vend ka dy gjëra kryesore: territorin dhe popullsinë. Të dyja janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e një kombi.
Cilësitë dhe karakteri i shqiptarëve janë të tilla që nëse ata inkurajohen për të dhënë më të mirën, për të krijuar të bukurën, për të shprehur cilësitë pozitive, për të punuar për kombin, dhe jo vetëm të inkurajohen, por të mbështeten në punën e tyre në çdo fushë, ata shkëlqejnë më shumë se të gjithë kombësitë e tjera. Kush nuk i ka parë arritjet e jashtëzakonshme që shqiptarët kanë bërë në sport, p.sh në futboll kur luajnë për ekipe të huaja, apo në muzikë, ku artistët dhe artistet shqiptare dominojnë në skenën botërore, apo në kinematografi, ku aktorët dhe aktoret shqiptare shquhen edhe në Hollywood, dhe në shumë fusha të tjera?
Vlerat shqiptare janë të shumta dhe Shqipëria duhet të konkurrojë me to por fokusi i këtij referati do të jetë një: Mikpritja Shqiptare. Arsyeja është e thjeshtë. Përmes kësaj cilësie, Shqipëria mund të përmirësojë imazhin e saj në botë shumë shpejt dhe të konkurrojë denjësisht në këtë epokë të globalizmit për të forcuar një nga pikat e saj të forta, turizmin. Pa dyshim, mikpritja ndikon patjetër edhe në jetesën e vetë shqiptarëve në vendin e tyre.
Edhe shumë të huaj kanë komentuar mbi mikpritjen shqiptare. Ja disa thënie të tyre: Chlumcky (1907) – “Askush nuk do të guxonte të thyejë të drejtën e shenjtë të mikpritjes. Lirinë pa fre shqiptari e çmon përmbi të gjitha.” Dumont (1872) – “Shqiptarët janë mikpritës dhe shumë sensibël; fesë i japin pak rëndësi.” Grisebach (1841) – “Dukagjinasit janë krenarë, janë mikpritës, dhe kanë kuptim të theksuar të nderit. Janë të shoqërueshëm.” Guicciardini (1901) – “Shqiptarët e kanë të zhvilluar shumë ndjenjën e familjes dhe kuptimin e lirisë. Mikpritja është një çështje nderi; përgjithësisht nderi lot një rol të dorës së parë në kodin e tyre.” Jastrebov (1904) – “Mikpritja është njëra nga dogmat e para të teologjisë së tyre.” Pothes-Wegner (1899) – “Mikpritja dhe mbrojtja e mikut janë detyra të shenjta.” Steinmetz (1904) – “Mikpritja atje është më e madhe se kudo.”
Më poshtë janë disa aspekte të mikpritjes shqiptare.

Koncepti i mikpritjes si detyrë e shenjtë

Mikpritja shqiptare, nderi, Beja, Besa dhe falja fisnike janë pjesë e bazës së mendimit psikik& etnik shqiptar. Shqiptarët janë njerëz zemërgjerë ata kanë një hapje që buron nga “Nevoja Për Të Ndarë”, e pa shpjegueshme dhe e pakonceptueshme nga shume të huaj sado fisnikë që të jenë.Të mbahen, është virtyti tjetër më i shenjtë i të jetuarit në këtë botë, vdesin, pra shkojnë në jetën e përtejme me ndërgjegje, me mbikoshiencë e subkoshiencë duke mbrojtur një të panjohur mik në shtëpinë e tyre.E vështirë për t’u konceptuar se si një familje mund t’i bëjë si “nevoja parësore”, “nevojat e një të panjohuri” që kërkon “ndarjen e së mirës me ta”. Këta njerëz “të hapur” janë tepër të mirë për të qenë të vërtetë. Pra ata njerëz që ndajnë me të tjerët të mirën nuk e vrasin as armikun. Ky është një virtyt i veçantë shqiptar.
Konceptet e nderit dhe respektit janë ruajtur prej mijëra vitesh nga shqiptarët etnikë. Dhe nuk duhet vlerësuar si e tejkaluar struktura qeverisëse e vendosur nga kanuni. Miss Edith Durham (1864-1943) paraqet rastet e zemërgjerësisë mikpritjes së malësorëve të Shqipërisë së Veriut ajo shprehet: “Më gëzoi shumë kjo gjë, që edhe në qoshet më të humbura të botës ka kaq shumë dashamirësi njerëzore”. Buka e ngrënë jo vetëm prej mikut, por edhe prej armikut në shtëpinë e shqiptarit ka rëndësi të madhe dhe nderim.
“Mikpritja e shqiptarëve është një virtyt i paarritshëm i tyre. Nëse një vrasës që arratiset nga shokët e viktimës së tij, shkel pragun e një shtëpie, edhe nëse kjo shtëpi është e vëllait të viktimës së tij, ai mund të qëndrojë për tri ditë absolutisht i sigurt, por pas mbarimit të afatit treditor, ai duhet të largohet. Ai ka në dispozicion 24 orë për t’u larguar dhe që nga ky moment, dyert e gjakmarrjes konsiderohen të hapura.” (Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, boton artikullin “Shqiptarët, një racë e panjohur; miq dhe armiq të turqve!” origj: Albanians, strange race; friend and foe of the turks).
Mikpritja (ose miku) konsiderohet Institut dhe zakon popullor. Në gjuhën shqipe nuk bëhet ndonjë dallim midis angl. “guest” dhe “friend”, që në shqip nënkuptojnë të dyja fjalën “mik”.
I zoti i shtëpisë e ka për detyrë ta bëjë mikun të ndihet sa më mirë dhe të përpiqet t`ia përmbushë të gjitha dëshirat. Po qe se dikush e fyen mikun, marrja e hakut është detyrë e të zotit të shtëpisë.
Ai që hynte në një shtëpi, vihej vetvetiu menjëherë nën mbrojtjen e saj, dmth. i zoti i shtëpisë mbante përgjegjësi për sigurimin dhe “nderin” e mikut deri kur ai të dilte jashtë shtëpisë ose tokës së tij. Për këtë arsye, zakon është që i zoti i shtëpisë ta përcjellë mikun, kur ai largohet, deri aty ku mbarojnë pronat e tij, dhe, po të ketë ndonjë rrezik, e shoqëron deri në shtëpinë e vet ose në shtëpinë tjetër ku do të hyjë. Në këtë mënyrë , udhëtari mund të bënte rrugë të sigurt në mes fiseve tepër të armatosura të veriut, që mund të ishin tepër të rrezikshme, thjeshtë duke shfrytëzuar këtë privilegj – të drejtën e mikut.
Një klauzole e veçante shkruan per mikpritjen dhe per mikun si “nëpunës”. Mikpritja një vlerë kulturore që vishej me një cipe hyjnore duke pasur një rendësi të veçantë.
Siç shkruan dhe Ismail Kadare “Përpjekja për të shndërruar në një gjysëmhyni njeriun më të zakonshëm mjafton që ai të trokiste në shtëpi”.
Edhe Edit Durhem shkruan “Ligjet e mikpritjes janë më të forta se armët”.
Organizimi i Jetës Bazuar në Shumë Kanune, Shumë Fise e shumë komunitetet shoqërore e kuvende vëllazëmire…
Rregullat e mikpritjes shqiptare janë kodifikuar në të drejtën zakonore të veriut, sidomos në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Shqiptarët e kanë qeverisur veten dhe në rastet kur dominoheshin nga të tjerët. Në Shqipëri ka shumë Kanune dhe shumë fise. Dallimet vareshin edhe nga relievi gjeografik.
Besa në kuvend i shërbente bashkimit.
Krerët e bajraqeve dhe pleqtë nëpërmjet besës për të mirën e njerëzisë krijonin aleancën e bajraqeve të bashkuar. Kur një bajrak kërkon ndihmë në raste fatkeqësish dhe rreziqe “Bajraqet e bashkuara janë të detyruar ta ndihmojnë”. Kanuni ishte i ndarë nga kisha dhe asnjë fe nuk mund të ndikonte në qeverisje. Kanuni si kod moral dhe civil përfaqëson vullnetin e një grupi njerëzish që në kuvend të burrave ndryshojnë ligjet në shërbim të administrimit të jetës së tyre, mbështetur në barazi, përgjegjësi llogaridhënie, jashtë ndikimeve fetare.

Oda e Burrave

Në historinë tonë oda e burrave ka qenë log i kuvendit të burrave ku pajtoheshin gjaqet nga njerëz me autoritet e të mençur. Mblidheshin burrat e dheut të përkushtuar ndaj idealit kombëtar ndaj lirisë dhe pavarësisë. Një karakteristike e qenësishme e modelimit psiko-kulturor të shqiptarëve është se ata janë të rëndomtë në situata të zakonshme dhe të mbizakontë në situata të jashtëzakonshme (kanë shpirt konkurrues dhe humanizëm). Shqiptarët kanë intuitë të zhvilluar, kanë zgjuarsi natyrore që i ndihmon për të kapërcyer situata të ndërlikuara në jetën e përditshme. “Zgjuarsia – ka shkruar Franc Baron Nopca – e bën shqiptarin t’ia arrijë qëllimit në një kohë të shkurtër dhe shumë herë pa mundim. Lista e gjatë e 36-43, kryeministrave, vezirëve të mëdhenj, e 100 agallarëve te jeniçerëve, e vezirëve trashëgimtarë, e burrave të shtetit dhe e sundimtarëve si Ali Pashë Tepelena dhe familja e Kedivëve të fundit, fakti i një pape (Klementi XI) dëshmojnë qartë për inteligjencën e këtij populli numerikisht të vogël, por që nuk është ndalur kurrë në rrugën e zhvillimit të tij mendor. (Republika e Venedikut vërtetoi “antique statukua” për t’u hedhur ndër themelet e statuteve të reja, ku ka gjithfarë dënimesh përveç atij me vdekje, jo (si sot Evropa). Fakt tjetër ky që tregon intelektin e lartë, vullnetin e mirë, virtytin e lartë të popullsisë tonë. Këto ligje të ardhura deri më sot përmes goje kanë gjurmë autoktonie.
Oda e miqëve në shekuj ka luajtur rolin e një shkolle të llojit të vet, një universitet popullor i njerëzve që s’dinin shkrim as lexim por të pajisur me një edukate fisnike tradicionale e dituri brezash. Oda e miqëve ishte bërthama e arsimit kulturës dhe vetëdijes kombëtare. Për mikpritjen Faik Konica është shpreh për sa i përket mikpritjes së shqiptarëve është folur shumë dhe plotësisht me të drejtë.
Shqiptari i jep rëndësi shpis e kulmit. Ideali i tij është për të siguruar kulmin mbi krye. Shtëpia është objekti kryesor ku ruhet tradita e mikpritjes si zakon i lashtë i popullit shqiptar. Kulla shqiptare ka qenë një shtëpi e fortifikuar, një kështjelle e vogël e llojit të vet kryesisht në rrafsh të Dukagjinit e Malësi. Kulla tregon fisnikëri në psikologjinë e njerëzve dhe epërsinë e pronarit ndaj atyre që kanë shtëpi përdhese. Kulla ruante traditën e mikpritjes e bujarisë shqiptare. Oda e burrave njihej si një han publik dhe ishte në katin më të lartë të kullës dhe shpesh dhomë e vetme. Në qytet si kullë e mikpritjes shquhet kulla e Haxhi Zekë Byberit në Pejë si dhe Ismail Qemal Beu ku prisnin dhjetëra mysafirë njëkohësisht. Në momente të caktuara mikpritja ishte e rrezikshme duke paguar bujarinë tradicionale dhe vetëdijen e lartë kombëtare ndëshkuar nga pushtuesit me djegie, plaçkitje dhe burgime. Malësia e Gjakovës dhe Juniku në vitet 30 të shekullit XX shërbeu si zonë neutrale ku mblidheshin çetat e Isa Boletinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Azem Bejtës, ku i gjithë katundi e fshati i hapte dyert (rasti i Myhejanit, në kullen e Memia-jve të Gashit t’ Gurit, u strehua burrështetasi Hasan Prishtina). Raste të tjera pa dallime të aspektit fetar ka pasur dhe në kisha e xhami ku janë strehuar luftëtarët e lirisë. Njeriu kur te humbë besimin në popull më mirë mos me qenë gjallë.

Urimet dhe Përshëndetjet e Mikpritjes Shqiptare

Urimet dhe përshëndetjet gjithashtu na e nënvizojnë me të madhe se populli shqiptar ka patur një traditë e zakon madhështor mikpritjeje, gjë e cila është dëshmuar e provuar e tashmë dihet e pranohet nga shqiptarë e të huaj. Kreshniku shqiptar përgjigjet “Mirë se vjen,” pas përshëndetjes që i drejtohet, dhe kjo është një ndër përgjigjet më të përdorshme dhe kuptohet se nuk thuhet me dyshim apo gjysmë zëri, ai vërtet e dëshiro ardhjen e mikut. Kjo gjë paraqet një psikologji të nderit e të respektit karshi tjetrit, qoftë ai i moshuar apo i vogël, qoftë i huaj apo shqiptar. Respekti e nderi si zakone të rëndësishme mishërohen e dalin të praktikuara më mirë se askund tjetër me anë të përshëndetjeve dhe urimeve të cilat na dëshmojnë se kreshnikët ishin njerëz praktikë e progresivë, që dinë të përshtaten e të ambientohen me kohën në të cilën jetojnë, vendin ku ndodhen dhe njerëzit me të cilët kanë të bëjnë. Të gjitha këto duke i udhëhequr në bazë të rregullave e normave të tyre shpirtërore.
Përshëndetjet janë të lashta, relikt, sepse kanë lindur së bashku me njerëzimin, ndaj ato duhet t’i kërkojmë në zonat më të thella e më të veçuara nga qytetërimi, atje ku nuk ka arritur rrota e industralizmit me zhurmat e ndryshimet e shumta që sjell me veten e tij.
Në viset veriore të Shqipërisë por edhe në Kosovë dhe Maqedoni kur okupatori sllav dhe turk nuk lejonin hapjen e shkollave shqipe ndjekja e ngjarjeve të jetës shoqërore bëhej në komunikim verbal pra me fjalë, me porosi, me tregime me kënge të rapsodit popullor.
Me mjaft mjeshtëri stilistike shfaqin mendimet e veta pleqtë analfabetë. Në psikologjinë e shqiptarit element kryesor është nderi, faqja e bardhë, besa, mikpritja, trimëria, e vërteta, drejtësia, zemërgjerësia, toleranca, atdhedashuria. Parime të jetës karakteristika kryesore kombëtare të popullit shqiptarë.
Kanuni i Leke Dukagjinit është burim i traditës shqiptare, sigurisht edhe për mikpritjen. Ne aspektin juridik, etnologjik, ekonomik e psikologjik. Ai u mblodh nga At Shtjefën Gjeçovi (Kryeziu 1874-1929 arkeologu i parë shqiptarë mësues vullnetar dhe shkrimtarë, të cilin e vrau policia serbe në Zym të Hasit të Prizrenit) në malet e Shqipërisë së Veriut pas vdekjes së tij 1933 në Shkodër.
Mikpritja shqiptare është zakon i lashtë i kombit tonë dhe fenomen i vetmuar në Europë sipas përmasës tek ne. Kanuni thotë: Shpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.
Shqiptari beson në një Zot. Beson sepse është i drejtë i lutet dhe ka shpresë se lutjet i shkojnë në vesh Zotit.
Zakoni i mikpritjes ishte normë morale e shoqërisë njerëzore dhe individit. Miku ka shumë atribute pozitive në traditën shqiptare. Ai pavarësisht a është i njohur apo jo thërret “O Zoti i shtëpisë a do mysafir”. Zoti i shtëpisë përgjigjet: “Urdhno hajde Byrëm mirë se të pruri Zoti.” Pra ai s’është i zakonshëm por njeri i traditës, njeri fetar.
Në traditën dhe karakterin e shqiptarit gjithmonë nderohet mosha (plaku). Kleriku erudit At Bernardin Palaj, shkruan: “Miku që thërret te dera e shtëpisë duhet të thërrasë gjithmonë më të vjetrin me emër, sepse Kanuni nderon moshën, edhe nëse zot shtëpie është tjetërkush. Plaku nderohet edhe në këtë rast, deri ditën e vdekjes.”
Në shtëpinë e shqiptarit sipas traditës dhe Kanunit mund të hyjë çdo njeri: “Po t’hini miku në shtëpi, gjak me të pas, duhet ti thuejsh ‘Mire se erdhe’,” shprehet Kanuni. (Ky është një fenomen që është shumë i vështirë për t’u kuptuar nga qytetarët e botës.) Dera e shtëpisë së shqiptarit është e hapur çdo kohë ditë e natë, dhe përshëndetja e parë është më e përzemërt kur njihet ai: “Mire se ke ardhë te lumshin këmbët dhe mirë se të pruri Zoti e nata e sontit”. I panjohuri pritet me pak fjale, “urdhno”, ose me “bujrëm”, “a mund erdhe” me mirësjellje e zë butë, “Urdhno bukë e kripë e zemër te bardhë e çka ka falë Zoti”.
Për mikun e vrarë në besën e mikpritësit, Kanuni e ngarkonte këtë të fundit me detyrën e rëndë të hakmarrjes. Por mikpritësi kishte për detyrë ta bënte këtë vetëm kur miku ishte në besën e tij. Kur nuk ishte, atëherë nuk kishte detyrime.
“Pasi ta përcjellësh sa deshtë ai nga një familjar i mikpritësit nëse atë e vrasin pasi janë përshëndetur dhe falënderuar me njëri-tjetrin mikpritësi e ka kryer detyrën e vet” sipas Kanunit.

Përgjegjësia e mikpritësit për mysafirin ishte e madhe.

Per shqiptarin në rend është fyerja publike sidomos nëse ajo bëhet në kuvendin e burrave ose në mbledhje të ndryshme, pastaj fyerja e familjes, sidomos nëse ka të bëjë me gjininë femërore. Populli thotë se fjala mund të jetë më e rëndë se plumbi. Po bëri ndonjë punë të keqe miku në bukën tënde arsyeja lypet prej teje sipas Kanunit. Shqiptari qet pushke për mik sepse kjo është detyrë tradicionale e tij shkojnë një për një krye për krye dhe mikpritësi bie në gjak. Me fjale të tjera ai e “lan fytyrën para botës” por familjes së dorasit ja ka borxh gjakun. Sipas Kanunit – “Shqyptari edhe pse bjen në gjak pa gjak tuj e pague me vrasë mikun e premë ai se merr në dorë atë punë; fiket me lang e plag por se marre s’bën.”
Përkujdesja ndaj mikut i ka rrënjët në psikologjinë e malësorit dhe në bindjen e tij se miku është një person (I njohur apo i panjohur fare) i bekuar në veti i dërguar nga Zoti për të sprovuar bujarinë, karakterin, shpirtin e familjes të cilës ja mësynë derën i cili sjell bekimin e perëndisë dhe bereqet. Për të mbrojtur këto virtyte të traditës shekullore për të mos u koritë e mos humbur fytyrën për të ruajtur krenarinë tradicionale bujarinë dhe nderin, malësori, shqiptari në përgjithësi është gati të sakrifikojë pasurinë madje edhe jetën. Në aspektin psikologjik mikpritja në përgjithësi është një ndjenje e grupit të ndërlikuar të ndjenjave të njeriut siç janë admirimi, adhurimi, besnikëria, dinjiteti, entuziazmi, krenaria, mikpritja, ndershmëria. Në shekuj është rrënjosur bindja e psikologjia e shqiptarit e sidomos e malësorit “pushka është për burra” ai që vdes nga plumbi është më burrë se ai që vdes nga sëmundja ne shtrat si “grua”.

Rëndësi ka në traditën shqiptare dhe rregulli në Sofrën Shqiptare.

Që lidhen më mitologjinë me besime ky besim ka rëndësi edhe më të madhe sidomos edhe nëse në sofër ka një mysafir duke respektuar vendosjen bukën dhe ushqimin dhe higjienën. Kur miku mbaron thotë: “Për të mirë e qitsh, Zoti të dhashtë bereqet”. Kurse mikpritësi ia kthen: “Të bëftë mire dhe mirë se të pruri Zoti”.
Sofra ndër shqiptarët është një gjë e bekuar dhe shenjtë, biles deri sa përbehet në të. Beja “Pasha ketë Sofër që mos u shtroftë kurrë në shtëpinë time” është be e rëndë për shqiptarin që vërteton fjalët e biseduesit. Në gjitha llojet e ushqimit buka nderohet në mënyrë te veçantë. Anton Arapi shkruan: Buka ndër shqiptarë asht një gja e shenjtë. Ndër male e katunde tona, derë dromcave të bukës u bahet një nderim i veçantë, ato nuk lihen m’u shkelë. Më ka ra me pa malcorë e katundarë, qe, tue e gjete në rrugë një grimcë buke, e merrshin , e puthshin, dhe, për mos me ia vu këmbën kush, e vendojshin mbi gurë a mbi ledh.”
Mbështetur në rregullat e kanunit shqiptarët kanë vdekur duke mbrojtur jetën e një të panjohuri pasi e kanë futur në shtëpinë e vet. Te huajt nuk kane mënyrë për ta perceptuar këtë veprimtari shqiptare. ‘’Shpia e shqiptarit asht e zotit e e mikut. Buka e kripa e zemra. Zjarmi e trungu e do firi po shtroi do të xhindet gadi në çdo kohë të natës e të ditës. Mikut i lshohet kryet e vendit. Po ta vuni kush mikun në lojë a ta shau, ti do ta mkambish nderin e mikut me rrezik të jetës tënde. Po ta zuni kush emrin edhe pa e njohur e pa e takuar duhet me e mbrojtur se jam mik i joti.” Tipik rast i mikpritjes shqiptare është ruajtja e Mehmet Ali Pashës nga bashjaku i Gjakovës Abdullah Pasha në shtëpinë e tij, gusht 1878 ku u vranë mbi 270 shqiptarë bashkë me përfaqësuesin zyrtar Ahmet Alia u vra dhe bashkjaku Abdullah i cili rezistoi me arsyetimin që kishte obligim sipas mikpritjes shqiptare.

Shtëpia e Shqiptarit-Struktura e familjes

Struktura e familjes shqiptare ishte e fuqishme patriarkale dhe patrilineare pjesë integrale e mbijetesës në rrafshin vertikal. “Nderin secili e ka për vete e nuk mund ti përzihet kush në të. Dy gisht nder në lule të ballit na e njiti Zoti i madh.”
Nderi, logjika dhe arsyeja janë qendra që burojnë nga kanuni. Gruaja kurrë nuk do të qëllohet. Edith Durham ka shkruar kështu: “Gruaja në malësi, përkundër punës së rëndë që është e detyruar të bëjë, është në shumë mënyra më e lirë se gratë e Shkodrës.
Ajo flet lirisht me burrat; shpesh është e zgjuar dhe inteligjente dhe mendimi i saj mund të kërkohet e të nderohet. Kam parë një burrë që kishte sjellë të shoqen, për ndërhyrjen e grave, për të ndalur ndonjë ngatërresë. Por kur kemi të bëjmë me nderin e familjes, ato janë po aq të gatshme për marrjen e gjakut sa dhe burrat.”
Besa është gurthemel në kulturën shqiptare si në sjelljen personale dhe atë shoqërore. Besnikëria, pajtimi, premtimi, pakti, traktati, armëpushimi e përmbushin atë si dhe në kanun domethënia teknike e saj “ndërprerje e hasmërive”. Nderi personal, barazia e njerëzve, liria e secilit në pajtim me nderin e tij brenda kufijve të ligjit pa qenë subjekt i urdhrit të tij fjala e nderit, besa krijoi nje besim të pacenueshëm dhe përbëjnë katër parimet e nderit. Rëndësi ka në kanun edhe nderi vetjak dhe barazia duke mos veçuar njërin nga tjetri “shpirt për shpirt se duken (pamje) e fal Zoti”. I miri e i keqi kanë një çmim. Kanuni i mban për burra: del i miri prej te keqit e i keqi prej të mirit.
BEJA & BESA, janë në simbiozë hyjnore të ADN- së etnogjenezës shqiptare mijëra vjeçare që nga kohët pellazge, parapagane, ilire, dardane, Arbënore, skirtone e deri më sot shqiptare…
Para Magna Carte dhe Common Law 1215, marrëveshja gjentilmene pa noteri dhe e pa shkruar( në 4 sy), u implementua për herë të parë në botë te shqiptarët e vjetër, sa vet historia njërëzore.
Dy njërëz (pavarësisht moshës) ia jepni fjalën njëri- tjetrit dhe thoshin: Bëj BE!
Përgjigjja duhej të ishte: BES!
Për të qënë dikush i besueshëm thot: Zen Bes! Kjo është trashëguar edhe te arbreshët e Zarës.
Besa dhe mikpritja, “ADN-ja” shqiptare që shpëtoi hebrenjtë.
Në Bazel të Zvicrës, në një ekspozitë kushtuar Besës Shqiptare, një grua hebreje e mbijetuar e Luftës, Johanna Newmann tregoi, se si e shpëtuan shqiptarët.
“Po, shqiptarët kanë shpëtuar moralin e botës, e them sërish”, ka përsëritur Neumann atë që kishte thënë nga tribuna para publikut. “E dini, në shumë vende të botës ka pasur individë që kanë shpëtuar hebrenj, kjo mund të shihet në listat që mban Muzeu i Holokaustit “Yad Vashem”. Por, dallimi në rastin e Shqipërisë është se edhe qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët. Kështu, personat dhe familjet nuk është dashur të kishin frikë nga qeveria, pasi që ajo nuk i denonconte te nazistët”. Në këtë vazhdë Neumann tregon raste të panumërta të nderit kur zyrtarët shqiptarë, përmes improvizimeve të ndryshme kishin bërë fshehjen dhe shpëtimin e refugjatëve hebrenjtë.
I vetmi shtet e komb në botë që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para Luftës së Dytë Botërore ishte Shqipëria.

Globalizmi – Raporti me Rajonin dhe Perëndimin

Raporti i shqiptarëve me Perëndimin, ai që sot zotërohet nga vendet më të qytetëruara dhe më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ka qenë i hershëm, thuajse biblik, dhe bashkëpunues, kanë themeluar parime fondamentale, kanë prodhuar rregulla qytetëruese dhe koncepte themeltare të së drejtës, me të cilën njerëzimi gjithë jetën e vet, ka vepruar. Në Ballkanin Perëndimor shqiptarët janë faktor paqeje, stabiliteti, faktor konstruktiv e demokratizues, faktor vlerash qytetërimi e respektues ndaj fqinjëve dhe minoriteteve, pa dallim race, gjuhe, moshe, feje, kulture dhe ideje. Shqiptarët respektojnë të tjerët dhe të drejtat e minoriteteve duke i shërbyer mirëkuptimit, tolerancës, proceseve demokratike në rajonin tonë. Faktori shqiptar në rajonin tonë është në rritje dhe në konsolidim. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe kudo kanë luftuar për demokratizimin e rajonit.
Populli që vjen nga kohët mitike, jo vetëm të gadishullit ballkanik, por të gjithë kontinentit, vijon të jetë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për kontinentin plak, i cili në kohët e tij më të vështira ia ka shtrirë dorën atij, i ka kërkuar prijës dhe luftëtarë.
“Tek Ilirët e Shqiptarët, feja, ekspansioni ekonomik apo ai territorial nuk ndikonte në luftë, të parët tanë nuk kanë luftuar, sunduar a vrarë në “emër të Zotit”. Nuk kanë vrarë armikun në ikje apo bërë shkatërrim pas betejës a luftës, por prodhojnë, ushqejnë, kontribuojnë në ekspansionin e paqes, harmonisë, lumturisë, begatisë, mirëqenies, mirësisë mes vetes dhe të tjerëve, qofshin shqiptar, apo të huaj.
Shqiptarët, më 1614, 1616, 1620 së bashku me fqinj malazez, serb, boshnjak organizuan kuvendet ndër-ballkanike por nuk arritën në ndonjë luftë të suksesshme. Më 1689 në malësinë e Kelmendit kryengritja e udhëhequr nga kryepeshkopi Pjetër Bogdani në bashkëpunim me Austrinë korrën sukses kundër turqve.
Shqiptarët janë elementi bazë për stabilitetin e rajonit. Elementi që përshpejton proceset integruese euroatlantike të Europës Juglindore. Faktori shqiptar është baza kryesore që do të sigurojë stabilitet në luftën kundër fenomeneve të terrorizmit, krimit të organizuar, pastrimi i parave dhe ndaj çdo lloj trafiku në rajon. Faktori shqiptar tregon vullnet për bashkëjetesë multietnike, multifetare, pluraliste. Ai respekton liritë dhe të drejtat e njeriut për pakicat dhe të gjithë minoriteteve. Të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, kanë disa karakteristika. Ata duan vendin e tyre, ata duan njëri-tjetrin, ata duan dhe respektojnë popujt që jetojnë në Europën Juglindore. Ata duan dhe respektojnë kombet e tjerë. Shqiptarët janë një popull me një traditë shumë të lashtë vertikale. Një popull me vullnet për të bashkëjetuar me popujt e tjerë. Ne nuk njohim urrejtje racore, fetare apo etnike. Shqiptarët janë një faktor themelor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Integrimi dhe jo dezintegrimi, angazhimi dhe jo izolimi, hapja dhe jo mbyllja, bashkëjetesa dhe jo kundërshtimi, bashkëpunimi dhe jo përjashtimi, sendërtimi dhe jo egoizmi, modernizimi dhe jo primitivizmi, kooperimi, partneriteti reciprok, civilizimi perëndimor, politika reale dhe jo intriga, miqësia dhe jo armiqëria, afrimi dhe jo largimi, qytetaria mbi reminishencat e paragjykimeve të së kaluarës, do të kapërcejë barrierat historike të psikologjisë dhe mentaliteteve ballkanase.
Liria pellazge – iliro – shqiptarëve, është Big Bengu, i paqes e stabilitetit të Gadishullit të vjetër që t’ i kthehet normaliteti. Qysh prej miliona e miliarda vjetësh, që shkëlqen dielli mbi tokë e qindra shekujsh që lindi jeta mbi tokë, në Ballkanin ilirik, në pjesën kryesore pellazge, zanat e shtojzovallet, ADN-ja dhe psikika ilire, u trashëgua në këngë, rrëfime, doke e zakone të kombit të hyjnishëm, që si i dërguari i zotit shpërndau “ekspansionin” e paqes, lirisë, të virtytit dhe fisnikërisë, të cilën sot e bëjnë prezent popujt e qytetëruar të Perëndimit dhe më gjerë.
Shqiptarët në vitin 1908 i prinë Udhës së Dijes përmes Udhës së Shkronjave, në Kongresin e Manastirit, aty mendjet më të ndritura të kombit iluministët dhe Rilindësit tanë, vendosën alfabetin e lashtë të komunikimit të shqiptarëve, (të Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit). Pas shembjes së Murit të Berlinit, demokracia solli Udhën e Kombit, afroi Tiranën me Prishtinën. Sot, liria, Udha e Dijes e elitës dhe super elitës, së qytetërimit kombëtar qarkon ndër shqiptar, duke pritur dhe pjesën e margjinalizuar të Europës, dardanët, të integrohen në Europën e qytetëruar.
Shqiptarët janë kontributorë të historisë së vjetër dhe të re të kontinentit tonë, (që nga pellazgët, iliro-dardanët-arbëreshët-shqiptarët e sotëm). Integrimi etno kulturor, artistik, arsimor, ekonomik, sportiv, ideor, demokratik, shpirtëror, psikologjik, gjuhësor, politik, bashkëjetesa e tre besimeve, unikale dhe model tek shqiptarët, toleranca dhe durimi, do të rrëzojnë perden e hekurt të regjimeve diktatoriale, trarët e ndarjes, barrierat historike të çfarëdo lloji qofshin ato në Ballkanin Perëndimorë.

Konkluzione – Përmbledhje Praktike
Udhëtimi Biblik i Shqiptarëve

A ka qenë vërtetë një udhëtim biblik, udhëtimi i shqiptarëve në rrugëtimin e tyre të dritës dhe të mbijetesës?
– Këtë na e dëshmojnë peripecitë e fatit tonë si komb. Ne shqiptarët që prej më se katër mijëvjetësh jetojmë në trojet tona në Evropën Juglindore; Historia, trashëgimia, humanizmi, iluminizmi, toleranca shoqërore, familjare, etnike, fetare, bashkëjetesa e bashkëveprimi ndërshqiptar, brendashqiptar dhe jashtëshqiptar, rajonal e më gjerë vazhdojnë të tregojnë se shqiptarët janë një komb me virtyte të rralla.
Që në lashtësi tek shqiptarët tipari i mikpritjes, tolerancës, i harmonisë dhe i bashkëjetesës fetare e etnike, dhe pavarësisht pushtimeve të njëpasnjëshme që tashmë i dimë secili prej nesh arritën të ruajnë genin shqiptar të paprekur. Solidariteti, harmonia, miqësia, lidhjet e mirëkuptimit, bashkëpunimit, bashkëveprimit, falja pas drejtësisë, martesa mes konfesioneve të ndryshme ruajtën etnicitetin e shqiptarit, por një ndikim të madh ka patur edhe forca e institucioneve si: mikpritja, fjala e dhënë, nderi, besa, burrëria, veti të karakterit tij dhe kuptimi heroik i jetës. Me shumë rëndësi ka qenë dhe është familja që konsiderohet e shenjtë, e tek familja dashuria, afërsia, barazia përbejnë identitetin kulturor që më pas hyjnë në universialitetin kulturor të njeriut. Ndaj ne themi me bindje se Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë, paqedashës, paçebërës dhe më mirënjohës në botë, prandaj ato janë sjellë si qytetarët më të mirë të Europës. Këto i dëshmon historia dhe vetëm nëse kthejmë kokën e vështrojmë mund të kujtojmë se;
-Pellazgët ishin zotëruesit shpirtëror, moral, kulturor, të qiellit, tokës dhe hapësirës së tyre (qielli, uji, toka, ajri)?
-Garda Pretoriane ishte iliro-dardane?
-Në Dardani në shekullin e III-të pati kushte dhe mundësi të kishte sinagogë, po ashtu dhe në shekullin e IX-të në Sarandë?
-Lisi, logu, kroi, onomatopetë (fjalët njërrokëshe,- fosilet e para të inteligjencës dhe kujtesës njerëzore për të komunikuar dhe për të krijuar komunitet), lindën ndër trojet tona?
-Justiniani lindi në Dardani dhe ai qe ndër “juristët” e parë ndër zhvillimet europiane që themeloi dhe ngriti në shërbim të njerëzve të Drejtën?
-“Atleti i Krishtit”, nderimi më i lartë në historinë e Krishterimit dhe të Papatit të Romës, qe një shqiptar si Skënderbeu dhe jo nga një vend tjetër?
-Në Iliri erdhi Shën Pali në shekullin e I-rë?
-Në trojet Arbënore dhe ato shqiptare nuk kishte skllevër?
-Shkodra është njëri nga metropolet më të vjetra të njerëzimit, jo vetëm në Ballkan, por në Europë, një qytetërim mbi 15 mijë vjeçar?
-Në Rosuj, Shoshan, Skavicë, Sinë dhe Koman ka qytetërim para-romak e Helen, mbi 5000 vjeçar?
-Papa Klementi, një iliro-shqiptar, u bë Papat në Vatikan?
-Statutet e para të qytetërimit (ai i Shkodrës dhe i Drishtit) dhe kodikët, lindën në Shkodër dhe në Berat?
-Shekulli XX-të nxori dy shembuj të shkëlqyer (nobelistë të shpirtit dhe shkencës), për botën e qytetëruar, Nënë Terezën dhe Ferid Murat, shqiptarë?
-Tek shqiptarët kishte më shumë hebre se çdo vend tjetër, pas luftës se gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nuk u vra asnjëri prej tyre (shpëtoi dhe Ajnshtajni i famshëm)?
-Thoti foli shqip dhe perënditë e Eskilit, të Homerit (“Iliada “ dhe “Odiseja”), jetuan në trevat shqiptare?
– Pse Priam Dardani qe njëri nga fitimtarët e Trojës antike, ku qytetërimit të botës dhe të ardhmes së tij po i hapej udha?
– Një piramidë gjigante, me konvencionet më të lashta dhe më të besueshme se ato të Egjiptit, ka qenë e ndërtuar kryesisht në trojet Ilire?
– Anija e parë lundruese e detrave. “Liburna”, lindi në trojet iliro-dardane?
– Pse në shekullin e kaluar , serbët e quajtën Kosovën djepin e qytetërimit?
– Pse gjithë gjuhët e botës e kërkojnë rrënjën e tyre tek shqipja e cila është bisku i parë dhe më i hershëm i trungut indo-evropian?
– Pse shqiponja me dy krena, tek ilirët, shqiptarët, arbnorët, çamët, hetitët dhe iranianët, para 4000 vjetësh?
– Arkitekti i parë i hekurudhës malore, dhe i të famshmit tunel “Semeringu“, Karl Gega ishte shqiptar?
– Xhamia më e madhe dhe më arkitekturore në Botë (në Stamboll), ka një arkitekt shqiptar?
– Pse në Shqipëri janë gjetur reliket e lojës së princave dhe të mbretërve, guri i shahut?
– Në Foniq, para 6 mijë vjetësh, u gjet vegla më e hershme e punës, briri, si element thelbësor i një shoqërie të zhvilluar dhe progresive?
– Në Dalmacia (kështjella Koman), u gjet qyteti më i vjetër iliro-dardan i mbi 5000 vjetësh?
– Pse deri sot zbulimet arkeologjike kanë arritur të zbardhin vetëm 10% të lashtësisë iliro-dardane-shqiptare, dhe çfarë kanë thellë vetes, dhe 90% të këtyre zbulimeve në të ardhmen?
– Para 7000 vjetësh pija më e hershme e njerëzimit, para antike,-vena,- është prodhuar në Rahovec?
– Harmonia & bashkëjetesa fetare është ndër më unikalet në botë tek shqiptarët?
– Pse shekulli I XX-të nxori dy shembuj të shkëlqyer (nobelistë të shpirtit dhe shkencës), për botën e qytetëruar, Nënë Terezën dhe Ferid Muratin, shqiptarë?
– Pse tek shqiptarët kishte më shumë hebrej se çdo vend tjetër, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nuk u vra asnjëri prej tyre (shpëtoi dhe Ajnshtajni i famshëm)?
– Shqiptarët ju bashkëngjitën Perandorisë së Paqes në kohërat moderne, NATO-s?
– Shqiptarët me bukë e kripë e zemër të bardh, MIKPRITEN vëllazërisht dhe ruajtën jetën e mbi 700 mijë, rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga mizoria serbe, gjate Luftës në Kosovë, në vitin 1998- 1999?

Për fund të mbram, krejt në fund:
Në Ballkanin Perëndimor,
Çështja shqiptare dhe integrimi i shqiptarëve është një proçes i afërt, por i pakthyeshëm, që do të realizohet me paqe dhe në paqe, kurrë me luftë. O zot, shpëtona nga ata që qeshin dhe argëtohen me Luftën dhe qajnë nga Paqja!

Bibliografia;
Fishta Gj., Lahuta e Malcis, me Fjalor të At. Benedikt Demës, Botime Françeskane, Shkodër 2006.
Fishta Gj., Parathanë, në Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhur e kodifikuar prej At Shtjefën Kotantit Gjeçov O.F.M., Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1933.
Barcata F., Lule. Një histori e vërtetë prej kohës së kaluame të Shqipnisë, përkthyer nga Prof. Karl Gurakuqi, ribotim Tiranë 2001.
Harapi A., Andrra e Pretashit, Romë 1959.
Hasluck M., The Unëritten Laë in Albania, Cambridge 1954. Kanuja e Lekë Dukagjinit mbas shqyptimit të Mark Sadikut të parit të Djelmisë së Shalës, përshkrue fjalë për fjalë prej A. Bernardin Palajt O.F.M., në Studime e Tekste, Dega 1, (Juridike n.1), vep. Cit., ff. 270-280.
Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhur dhe kodifikuar nga At Shtjefën Kostantin Gjeçov O.F.M., Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1933.
Koliqi E., E drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake, në Studime e Tekste, Dega 1, (Juridike n.1), vep. Cit., ff. 4-27.
Palaj B., Mbi Kanunin e Maleve, në Studime e Tekste, Dega 1, (Juridike n.1), vep. Cit., ff. 98-139.
Sufflay M., Srbi i Arbanasi. Njihova simbioza u srednjem vijeku, Beograd 1925, përkthimi shqip: Serbët dhe Shqiptarët, Prishtinë 1968.
Valentini G., Mendime paraprake dhe të përgjithshme mbi Kanunin e quajtur të Lekë Dukagjinit, në Studime e Tekste, Dega 1, (Juridike nr. 1), vep. Cit., ff. 28-97.
-Haris Silaixhiç, Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Washingtonit
-Kristo Dako, Korrespondenca me Charles Crane.
-Kristo Dako, Kush jane Shqiptarët.
-Sevasti Dako, Ditar.
-Charles Crane, Korrespondenca me Kristo Dako-n.
-Understanding International Politics.
-Bashkepunimi Nderkombetar per Paqe, Siguri dhe Perparim ne Europen Juglindore
-Nato perballe Sfidave te Reja ndaj Paqes dhe Sigurimit Nderkombetar
-Sfidat e Reja te Sigurise te Bashkesise Euro-Atlantike nga Kendveshtrimi i Ballkanit Perendimor
– Hamdi Thaçi, Kosova “Demokraci Morale” apo Kosova “Serbi e Madhe”
-Astrit Memia, Njeriu dhe Natyra ne Globalizem
-Abdullah Kardjagdiu, Pese Vjet ne Shqiperi
-George Ë. Bush, Ne Emer te Lirise
-Jakob Philipp Fallmerayer, 1857: Das albanesische Element in Griechenland. Abt. 1: Über Ursprung und Altertum der Albanesen (The Albanian element in Greece. Pt. 1: On the origin and antiquity of the Albanians.) (Abhandlungen der Historischen Klasse der Bayerischen Akademie der Ëissenschaften. Bd. 8, Abt. 2, pp. 417–87).
-1860-61: Das albanesische Element in Griechenland. Abt. 2 und 3: Ëas man über die Taten und Schicksale des albanesischen Volkes von seinem ersten Auftreten in der Geschichte bis zu seiner Unterjochung durch die Türken nach dem Tode Skander-Bergs mit Sicherheit wissen kann. (Pts. 2 and 3: What can be known with certainty about the deeds and fate of the Albanian people from their first appearance in history until their subjugation by the Turks after the death of Skanderberg.) (Abhandlungen der Historischen Klasse der Bayerischen Akademie der Ëissenschaften. Bd. 8, Abt. 3, pp. 657–736 and Bd. 9, Abt. 1, pp. 3–110).
-“Krizat Ndërkombëtare” J. Stevens,
-“Komunizmi, kapitalizmi dhe Mass-Media”, Colin Sparks.
Council of Europe, Strasbourg 12 december 2003
Biberaj, Elez Albania in Transition Westview Press, 1999
Crampton, R J The Balkans Since the Second World War, Longman, 2002.
Durham, Edith Twenty Years of Balkan Tangle, George Allen & Unëin, 1920, rpreinted 2007 by internet publishers Indypublish.com.
Durham, Edith Burden of the Balkans.
Malcolm, Noel Kosovo: A Short History Macmillan, 1998.
Vickers, Miranda The Albanians: A Modern History I B Tauris, reprinted 2001.
Vickers, Miranda and Pettifer, James The Albanian Question: Reshaping the Balkans I B Tauris, 2007.
Vickers, Miranda and Pettifer, James Albania: From Anarchy to a Modern Identity, Hurst & Co, 2nd edition 1999.
Durham, Edith Albania and the Albanians I B Tauris, 2004.
Fleming, K E The Muslim Bonaparte: Diplomacy and Orientalism in Ali Pasha’s Greece Princeton University Press, 1999.
Pettifer, James Albania and Kosovo Blue Guide A & C Black, 2001.
Tomes, Jason King Zog Sutton Publishing, 2003.
Ceka, Neritan dhe Muçaj Skender Bylisi dhe Monumentet Migjeni, 2004.
Pettifer, Julia and Pettifer, James Butrint Environs and the Southern Albanian Coast Botimet Toena, 2007.
Carver, Robert The Accursed Mountains Flamingo, 1999.
Cusck, Dymphna Illyria Reborn William Heinemann Ltd, 1966.
Durham, Edith High Albania Edward Arnold, 1909.
Lane, Rose Wilder and Dore Boylston, Helen Travels with Zenobia: Paris to Albania by Model T Ford University of Missouri Press, 1983.
Lear, Edward Edward Lear in Albania – Journals of a Landscape Painter in the Balkans I B Tauris, 2007.
Ward, Philip Albania Oleander Perss, 1983.
De Waal, Clarissa Albania Today I B Tauris, 2005.
Kulla, Ndriçim Marrdheniet Shqiptaro-Amerikane: Nje Historik Gjitheperfshires, Plejad 2016.
Kulla, Ndriçim At Giuseppe Valentini, Albanologu me i madh i shekullit te XX-te, Plejad.
Elsi, Robert, Kosovo – In the Heart of the Poëder-Keg, Boulder, CO: East
Marori, Miodrag, Balkanski Dzoker-Albanija i Albanci, Bar (Montenegro), 1995.
Pipa, Arshi, and Sami Repishti, Studies on Kosova, New York, 1984.
The Case of Albania, Oxford, 1982.
Ushtria Çlirimitare e Kosoves, Dokumente dhe Artikuj, Aarau (Switzerland), 1998.
Faleminderit për mendimin Tënd dhe mirëkuptimin!
P.s. Pres opinionin, mendimin hde sugjerimet Tuaj dashamirëse.
Astrit Memia, Muzeu historike, Tirane – Shqiperi, më 11 Maj, 2019!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close