Advertisements

Ministri Bytyqi :Ka një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi duke përmendur rolin e matematikës në shoqëri, ka thënë se ka një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në Kosovë.

Sipas tij, ka suksese individuale por jo të përgjithshme. Për këtë ai tha se duhet një përkushtim më i madh në përmirësimin e sistemit arsimor.

Këto deklarata, ministri i tha gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave të suksesit dhe medaljet për më të suksesshmit të garës së matematikës, “Kangaroo 2019” që është mbajtur në Kosovë.

“Përveç që kanë identifikuar suksesin dhe talentin. Kanë identifikuar dhe në përqindjen më të madhe kemi një përqindje më të ulët të njohjes së matematikës në shkollat tona. Pra nuk arrijmë suksesin e përgjithshëm. Kemi një sukses të dalluar individual, por jo suksesin çfarë duhet të kemi në shkollat tona. Kjo na bën që të përkushtohemi më shumë në përmirësimin e sistemit arsimor”, tha ministri Bytyqi.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Atom, Jusuf Thaçi tha se përmes kësaj gare po tentojnë të promovojnë vlerën e matematikës në Kosovë, me qëllim që të identifikohen talentet në këtë fushë.

Përfaqësuesi i autorizuar për garën e matematikës Kangoroo në Kosovë, Valmir Krasniqi tha se me anë të kësaj gare po synojnë të ngritin një vetëdijesim më të madh në shoqëri për matematikën.

Në fund për gjithë nxënësit që kanë dal fitues u ndan certifikata dhe medalje suksesi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close