Advertisements

Ministri Bytyqi:Ja datat kur maturantët do ti nënshtrohen provimit të maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019, në afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, maturantët do ti nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet  në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019.

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për të mbajtur tastin e maturës shtetërore.

“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet  për të mbarëvajtur e këtij testi. Deri më tani kemi pasur shumë konsultime dhe diskutime. Kemi marrë të gjitha masat dhe kemi pasur diskutime në të gjitha regjionet, nxënësit janë informuar edhe për data. Pagesë nuk do të paguajnë, por duhet të kenë fletëparaqitjen për provim”, tha ai sot INFO 3 LIVE në RTK3.

Sipas tij këtë vit testi do të jetë kualitativ.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close