Advertisements

“Nuk kam asnjë përplasje me kryeministrin e Kosovës, por unë do them të vërtetën”, – tha kryeministri Edi Rama

Ai komentuar debatin e krijuar pas Samitit të Berlinit për taksën ndaj Serbisë.

I ftuar në një studio televizive, Rama tha se “është një perceptim i gabuar që ka Ramushi, sepse nuk i ka kërkuar askush që ta heqë taksën”.

“I është kërkuar pezullimi i taksës, për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me angazhimin direkt të Kancelares Angela Merkel dhe Presidentit Emmanuel Macron. Nuk kam bërë presion, por i kam thënë se ky është propozim fantastik, ndaj pranoje. Kam të vërtetën me vete”, tha Rama.

Sipas tij, “ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte”. “Taksën e kam mbështetur që ditën e parë, jo si masë tregtare, pasi është absurde, por si një klithmë që Kosova e bën për t’u dëgjuar, për të thënë se: ne jemi këtu, jemi angazhuar në dialog prej vitesh dhe nuk po marrim asgjë. Klithma bëhet që të sensibilizosh dhe kur të vijnë Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron dhe të thonë pezulloje për 4-6 muaj dhe ne do vëmë kreditet tona që të funksionojë procesi dhe ta shtyjmë përpara, atëherë duhet të kuptosh se taksa është instrument negocimi”, tha Rama.

Lidhur me deklaratat se po tentohet një ndarje e Kosovës, Rama tha se “nuk e kupton se si mund të ndahet një vend fshehtas, sepse çdo plan, sado i fshehtë të jetë, kur ka të bëjë me dy shtete, një komunitet ndërkombëtarësh dhe gjithë botën, plani del në dritë se shkon në parlament, kalon në referendum”, tha Rama.

“Është luftë politike e brendshme që hajde të marrim flamurin e patriotit. Kur 5 vende anëtare të BE-së nuk e njohin fare Kosovën, ata duhet t’i japin besim personit që e kanë mandatuar të gjithë bashkë në Kosovë, Presidentit Thaçi për të negociuar dhe jo ta sulmojnë nga të katër anët, sepse sulmon vendin tënd”,  tha Rama./atsh

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close