Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Numri i rasteve me demencë në nivel botëror do të trefishohet deri në 2050

ATSH-AFP/ – Të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë, rekomandon OBSH-ja, që vlerëson që numri i personave që vuajnë nga kjo sindromë, që shkaktohet kryesisht nga sëmundja e Alzheimerit, pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Të bësh sport, të mbash një dietë mesdhetare, të mos pish duhan, të reduktosh konsumin e alkoolit, të ruash diabetin dhe kolesterolin… me pak fjalë, të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë”, sipas OBSH-së, që ende nuk është në gjendje të përllogarisë se sa ulen rreziqet.

“Provat shkencore të mbledhura (…) konfirmojnë atë që dyshohej prej disa kohësh, pra ajo që i bën mirë zemrës, është gjithashtu e mirë për trurin tonë”, theksoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një komunikatë.

OBSH-ja vlerëson se në të gjithë popullsinë, mes 5% dhe 8% e personave të moshuar nga 60 vjeç e sipër do të preken nga demenca.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close