Advertisements

Odeoni në Parkun Arkeologjik të Apollonisë që daton rreth mesit të shek. II e.s.

I vendosur në anën veriore të sheshit, përballë buleterionit, odeoni në Parkun Arkeologjik të Apollonisë ka shërbyer për zhvillimin e shfaqjeve muzikore letrare, por edhe për mbledhje zyrtare. Ai daton rreth mesit të shek. II e.s. Vëllimi i tij ngrihej si një paralelpiped me gjerësi 14m, gjatësi 20m dhe lartësi rreth 10m.
Në pamjen e brendshme, monumenti ishte trajtuar si një teatër i vogël, i mbështetur në faqen e kodrës me cavea (ndenjëset në formë harku) të përbërë prej 16 rradhësh, ku mund të uleshin rreth 300 shikues. Tri shkallë ngjiteshin midis radhëve për të lejuar lëvizjen e shikuesve. Hyrja ballore, më monumentale, e paraprirë nga një platformë me katër shkallë, shërbente për kalimin e artistëve ose oratorëve.
Monumenti përbën një ndërtim interesant për kombinimin e tipit helen të odeonit, me teknikën romake të ndërtimit.
Marrë nga libri “Harta arkeologjike e Shqipërisë”, me autorë Muzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka, nën drejtimin e Pierre Cabanes.
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close