Advertisements

OKB:rreziku nga armët bërthamore është i lartë

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha një eksperte e lartë e sigurisë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo e quajti atë një çështje “urgjente” që bota duhet ta marrë më seriozisht.

Renata Dwan, drejtore e Institutit të OKB-së për Kërkimin e Çarmatimit (UNIDIR) , tha se të gjitha shtetet me armë bërthamore kanë programe modernizimi bërthamor dhe peizazhi i kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të konkurrencës strategjike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshjet tradicionale të kontrollit të armëve gjithashtu janë duke u shkatërruar nga shfaqja e llojeve të reja të luftës, me përhapjen gjithnjë e më të madhe të grupeve të armatosura dhe teknologjive të reja”, u tha gazetarëve ajo në Gjenevë.

Bisedimet e çarmatimit janë pezulluar për dy dekadat e fundit përderisa 122 vende kanë nënshkruar një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, pjesërisht nga frustrimi dhe pjesërisht ngase i kanë kuptuar rreziqet, tha ajo.

Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore, u mbështet nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN), e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017.

Traktati deri më tani ka mbledhur 23 nga 50 ratifikimet sa duhen për të hyrë në fuqi, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Austrinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Meksikën. Traktati kundërshtohet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe shtete të tjera me armë bërthamore.

Ekspertja e OKB-së, Renata Dwan tha se bota nuk duhet të injorojë rrezikun e armëve bërthamore.

“Si mendojmë për këtë dhe si veprojmë ndaj këtij rreziku dhe menaxhimin e tij, më duket një pyetje mjaft e rëndësishme dhe urgjente që nuk reflektohet plotësisht në Këshillin e Sigurimit“, tha ajo./rel

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close