Advertisements

Për herë të parë një republikan ka kërkuar nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Një procedurë të tillë, të njohur si “Impeachment” e kanë kërkuar më parë edhe shumë demokratë.Deputeti republikan Justin Amash nga shteti Michigan, është anëtari i parë i Kongresit nga radhët e partisë së presidentit Trump, i cili kërkon shkarkimin e tij. Ai ka shkruar së fundi 13 mesazhe në twitter ku shpjegon, se këtë vendim e ka marrë pas një “analize të thellë të raportit Mueller”. Hetuesi i posaçëm, Robert Mueller ka përgatitur së fundmi një raport, në të cilin është hetuar veprimtaria e presidentit Trump në kohën e fushatës elektorale, para zgjedhjeve të vitit vitit 2016, si dhe mundësia e influencimit të këtyre zgjedhjeve nga Rusia. Presidenti Trump ka ndaluar me një dekret që të publikohet raporti i plotë i hetuesit. Opinioni është njohur vetëm me disa pjesë të raportit, të cilin ka publikuar ministri i Drejtësisë William Barr, i afërt me presidentin Trump. Kritikët e Trumpit thonë se pikërisht ky dekret ka pamundësuar që opinioni të njihet si duhet me përbërjen e raportit. Qëllimi i Trumpit, sipas tyre, është që Kongresi të mos fillojë ndonjë inciativë për përgjegjësinë e tij.

Kongresmeni Amash shkruan në mesazhet e tij, se me prezantimin e pjesshëm të raportit është pretenduar që opinioni të mashtrohet qëllimisht. “Për dallim prej prezantimit të Barrsit, raporti i Muellerit dëshmon se presidenti Trump ka qenë i përzier në veprime të caktuara, që paraqet bazë të mjaftueshme për kërkesën që presidentit të shkarkohet nga posti”, shkruan Amash, duke shtuar se ka dëshmi të mjaftueshme për pengimin e drejtësisë. “Mbi bazën e këtyre dokumenteve, pa fije dyshimi, do të dënohej secili qytetar tjetër i SHBA që nuk është president”, pohon ai.

Deputeti republikan Justin Amash nga shteti Michigan, është anëtari i parë i Kongresit nga radhët e partisë së presidentit Trump, i cili kërkon shkarkimin e tij. Ai ka shkruar së fundi 13 mesazhe në twitter ku shpjegon, se këtë vendim e ka marrë pas një “analize të thellë të raportit Mueller”. Hetuesi i posaçëm, Robert Mueller ka përgatitur së fundmi një raport, në të cilin është hetuar veprimtaria e presidentit Trump në kohën e fushatës elektorale, para zgjedhjeve të vitit vitit 2016, si dhe mundësia e influencimit të këtyre zgjedhjeve nga Rusia. Presidenti Trump ka ndaluar me një dekret që të publikohet raporti i plotë i hetuesit. Opinioni është njohur vetëm me disa pjesë të raportit, të cilin ka publikuar ministri i Drejtësisë William Barr, i afërt me presidentin Trump. Kritikët e Trumpit thonë se pikërisht ky dekret ka pamundësuar që opinioni të njihet si duhet me përbërjen e raportit. Qëllimi i Trumpit, sipas tyre, është që Kongresi të mos fillojë ndonjë inciativë për përgjegjësinë e tij.

Kongresmeni Amash shkruan në mesazhet e tij, se me prezantimin e pjesshëm të raportit është pretenduar që opinioni të mashtrohet qëllimisht. “Për dallim prej prezantimit të Barrsit, raporti i Muellerit dëshmon se presidenti Trump ka qenë i përzier në veprime të caktuara, që paraqet bazë të mjaftueshme për kërkesën që presidentit të shkarkohet nga posti”, shkruan Amash, duke shtuar se ka dëshmi të mjaftueshme për pengimin e drejtësisë. “Mbi bazën e këtyre dokumenteve, pa fije dyshimi, do të dënohej secili qytetar tjetër i SHBA që nuk është president”, pohon ai.

Në historinë e SHBA ka pasur deri tani vetëm dy raste të procedurës për shkarkimin e presidentit nga posti i tij. Me 1868 kundër presidentit Andrew Johnson dhe në vitin 1999 kundër Bill Clintonit, për shkak të aferës me praktikanten Monica Lewinsky. Në të dy rastet Kongresi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit. Ndërsa me 1974, presidenti Richard Nixon e ka evituar një procedurë të këtillë, me dorëheqje për shkak të aferës Watergate.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close