Advertisements

Poetja Irma Kurti merr çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura”-Itali

Një sukses për poeten shqiptare Irma Kurti: nderohet me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar: “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj në Nola, të Napolit, me poezinë: “E zakonshme”.

Në jurinë e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si: Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile, etj.

Ne motivacionin e shkruar nga profesoresha Regina Celia Pereira Da Silva shkruhet: “Kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët. Një lexim analitik e e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjëndje të krijojë një luftë private apo publike: është bërë e zakonshme që të fyejmë/të nxjerrim mllefin porsi një helm. Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena/ nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këtyre raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia. Ky kompozim lirik përbën atëherë një paralajmërim: të mirëpresim tjetrin tek vetja”.

Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close