Advertisements

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paralajmëruar se do ta hapë hetimin pas publikimit të fotos nga deputetja Flora Brovina

Kjo foto kishte të bënte me dhunimin e një 35-vjeçareje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Prokuroria Speciale njofton se vetëm pas publikimit të fotos, e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk ka pasur informata nga askush tjetër, përfshirë edhe deputeten Brovina.

Për më tepër, Prokuroria Speciale fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close