Advertisements

Prometeu një hero i vetmuar

Prometeu është heroi më i madh i të gjitha kohërave për njerëzit e thjeshtë. Ai ua rrëmbeu zjarrin perëndive dhe ua dha njerëzve, i nxorri ata nga shpellat dhe u mësoi si të ndërtonin shtëpi; u mësoi shkronjat e shkenca të tjera. Për këtë Zeusi e dënoi të qëndronte i mbërther më pranga hekuri në një prej maleve më të egra të botës antike, në mallet e Kaukazit. Atje ai qëndroi për shumë shekuj i vetmuar dhe i sulmuar nga shqiponja që i dërgonte Zeusi, për t’i ngrënë pjesë të ndryshme të trupit. Prometeu asnjëherë nuk u përul para Zeusit dhe nuk u pendua për të mirat që u kishte sjellë njerëzve, ndonëse kreu i perëndive i dërgonte herë pas here emisarët e tij për t’ia thyer karakterin krenar.

Megjithë këto të mira që i solli botës njerëzore, Prometeu mbeti deri në fund një hero i vetmuar. Shumë perëndi të tjera, ndonëse shpirtërisht ishin me të, nuk guxonin ta përkrahnin hapur pasi kishin frikën e ndëshkimit të Zeusit. Nëse ai do të merrte vesh se dikush i dilte krah rebelit edhe ai do të kishte të njëjtin fat me Prometeun. Pra perënditë e tjera ishin të frikësuara dhe servile ndaj Zeusit.
Shkaku i dytë i vetmisë së tij ishte se njerëzit kanë një kujtesë të shkurtër, ata harrojnë kush ua solli begatitë dhe dituritë. Njerëzit në përgjithësi janë mosmirënjohës ndaj atyre që u sjellin të mirat dhe të përulur ndaj atyre që i keqtrajtojnë.

Ndaj edhe Prometeu mbeti një hero i vetmuar pa përkrahës, por vetmia i dha mundësi atij, që në netët dhe ditët e gjata të gjykonte me vete veprimet e veta. Duket se nga ky gjykim Prometeu ka arritur në përfudnimin se rruga që ai ksihte ndjekur ishte shumë e drejtë dhe shkak për krenari të ligjëshme. Ndonëse për momentin ai po vuante, e kishte të qartë se në shekujt e ardhshëm veprat që ai kreu do të kujtohej me nderim nga njerëzimi. Vetmia e kishte shënuar atë si heroin e së ardhmes.

Përfundimi gjithë sa thamë është: Ndonëse për një vepër nuk mund të marrim shpërblimin e merituar, duhet të jemi të duruar t’iu bëjmë ballë veprimeve të kundërshtarëve. Do të vijë një kohë , ndoshta me vonesë (por nuk do të mungojë), që vepra për të cilën kemi luftuar e jemi munduar, do të njihet e do të pasohet nga të tjerët.

/Erget Cenolli

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close