Advertisements

Qyteti i Elbasanit përmes fotografive të vjetra të viteve 1916-1918

/ATSH/ – Foto të vjetra të qytetit Elbasan dhe të rrethinave të tij të realizuara në vitet 1916-1918 po pasqyrohen për vizitorët në ambjentet jashtme të Muzeut Etnografik, Elbasan.

Këto foto pasqyrojnë pamje të qytetit në këtë periudhë, të jetës ekonomike e sociale të qytetit, pamje të veprave të rëndësishme të infrastrukturës si ura dhe dekovili, pamje të monumenteve më të njohur të territorit të Elbasanit, të veshjeve tradicionale, etj. 

Nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit dhe qytetarë të ndryshëm patën mundësinë të shohin nga afër Muzeun Etnografik të qytetit me vlerat materiale e shpirtërore që ai mbart, si dhe ekspozitën e veçantë me foto.

Artistët e vegjël të shkollës “Onufri” performuan në ambientet e jashtme të muzeut pjesë muzikore me violinë.

Specialistët e Sektorit Elbasan shoqëruan vizitorët për t’u shpjeguar detaje të kësaj ekspozite dhe të dhëna historike e kulturore në lidhje me muzeun dhe me qytetin Elbasanit në përgjithësi.

Këto aktivitete ndihmojnë vizitorët e vegjël dhe të rritur të krijojnë një perceptim bashkëkohor në lidhje me muzetë, të cilët shërbejnë jo vetëm si objekte pasive të vizitueshëm, por dhe si vendtakime interaktive ku mund të shkëmbehen mendime, eksperienca, histori familjare e personale si dhe opinione në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe edukimin përmes kësaj trashëgimie të brezit të ri.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close