Advertisements

Saraçi e mohon se ia kishte dhënë fotografinë ,Flora Brovinës

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së Flora Brovina që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, të cilën e paraqiti dje në publik, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me atë fotografi.

Përmes telefonit,  ish- deputetja e LDK-së, i tha KosovaPress-it se hera e parë që e ka parë atë fotografi ka qenë dita e djeshme kur deputetja Brovina e prezantoi para mediave dhe në Kuvendin e Kosovës.

‘Po më vjen shumë keq që më paska përfshi në një situatë të tillë. Hera e parë që e kam parë atë fotografi është dita e djeshme kur me shumë vëmendje e kam përcjellë  ngjarjen”, tha Saraçi.

Ajo madje tha se është e çuditshme se si në këto momente deputetja Brovina po kujtohet për të.

“Unë që nga viti 2007 jam e papunë, dhe Flora Brovina nuk u kujtua kurrë për mua, ndërsa u kujtua të më përfshijë në këtë rast. Por s’ka gjë, do të merrem me këtë çështje dhe do ta bëjë demantin e duhur”, tha Saraçi përmes telefonit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, deputetja e PDK-së Flora Brovina pasi është  intervistuar nga prokuroria në lidhje me fotografinë e publikuar, tha se atë fotografi e kishte pranuar në vitin 2003 nga ish deputetja e LDK-së,  Mevlyde Saraqi, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur./rtklive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close