Advertisements

Saranda destinacioni i preferuar i turistëve të huaj

ATSH/ – Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të turistëve të huaj që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë kroçerat në portin e Sarandës, ku për vitin 2019 ky port është rezervuar nga 42 të tilla, duke pasur një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit.

Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha.

“Për vitin 2019 porti i Sarandës është rezervuar nga 42 kroçera, që do të prekin qytetin tonë dhe do të vizitojnë pikat turistike të tij”, – tha Statha.

Sipas saj, kapiteneria e portit dhe autoritetet e tjera që operojnë në të ofrojnë mbështetje maksimale për pushuesit.

“Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti të presë turistët e parë, të cilët pritet të kenë një fluks të shtuar gjatë pikut të sezonit turistik”, – theksoi Statha.

Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close